fbpx
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Sot, finalja e Europianit/ Spanja dhe Anglia “përplasen” për trofeun e madh

Tirana Press by Tirana Press
14/07/24 - 10:35
in Sport
A A
Sot, finalja e Europianit/ Spanja dhe Anglia “përplasen” për trofeun e madh
5
VIEWS

Momenti vendimtar mbërriti! Mbrëmjen e kësaj të diele, do të luhet finalja e “Euro 2024”, ku do të vendoset edhe kampionia e Europës për katër vitet e ardhshme.

Përballë njëra-tjetrës, vendosen Spanja dhe Anglia, dy kombëtare që kanë bërë histori në futbollin botëror.

Në stadiumin “Olimpia shtadion” të Berlinit, spektakli dhe lufta sportive janë të garantuara. Në një ndeshje si kjo e sotmja, është e vështirë për të zgjedhur një favorit, pasi të dyja ekipet kanë shanse të barabarta për të marrë trofeun.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Rrugëtimi për në finale, nuk ishte i lehtë për Spanjën. Pas kalimit të grupit ku ndodhej me Shqipërinë, Kroacinë e Italinë, iberikët në 1/8-at eliminuan Gjeorgjinë, në çerekfinale Gjermaninë, ndërsa në gjysëmfinale Francën. Në anën tjetër Anglia eliminoi Sllovakinë, Zvicrën dhe Holandën.

“Furia e Kuqe” e ka fituar tri herë Kampionatin Evropian dhe do të kërkojë trofeun e katërt në histori, ndërsa ”Tre Luanët” nuk e kanë fituar asnjëherë, ndërsa suksesin më të madh e kishin në vitin 2021, ku u mposhtën në finale nga Italia, pikërisht në vendin e tyre.

Spanja do të synojë ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.

Larg futbollit brilant dhe e shpëtuar nga Belingam kundër Sllovakisë dhe Uotkins në gjysmëfinale kundër Holandës, Anglia ka ecur në buzë të humnerës deri në finale, por ka arritur të jetë në Berlin.

Sa i përket Spanjës, kombëtarja e drejtuar nga De La Fuente, i ka mahnitur të gjithë këtë edicion, teksa ka bindur me lojë dhe me rezultate.

Ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë, është planifikuar të luhet mbrëmjen e kësaj të diele, duke nisur nga ora 21:00.

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
E rëndë në Karaburun, skafi përplas pushuesin në det

E rëndë në Karaburun, skafi përplas pushuesin në det

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.