Dashi
Qetësi totale do jete sot në jetën tuaj në çift. Nuk do ketë as debate të forta dhe as pasion të madh ashtu siç mund ta kishit imagjinuar. Jeta e beqarëve do jetë e bukur edhe pa takimet e ëndërruara. Yjet do dinë si t’ua bëjnë qejfin në çdo moment. Në planin financiar mundohuni të mos influencoheni nga ata që do keni pranë dhe tregohuni sa më të kujdesshëm me shpenzimet.
Demi
Ata që janë në një lidhje do kenë mundësi të flasin më hapur me partnerin e tyre sot. Do i sqarojnë edhe mosmarrëveshjet, por do marrin edhe disa vendime për te ardhmen. Beqaret me pak se 30 vjeç do jene me te privilegjuarit ne dashuri. Shume gjera kanë për të ndryshuar për ta. Në planin financiar vështirë se do i zgjidhni menjëherë problemet që keni pasur.
Binjaket
Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme ka për të qenë kjo e sotmja për juve që jeni në një lidhje. Do surprizoheni shpesh dhe do përjetoni emocione vërtet të forta. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre kështu që do vazhdojnë të mbeten me të njëjtin status. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, prandaj kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Gaforrja
Dite e begatë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni të dy palët me të çlirët do bëni çdo gjë që do ju vijë në mendje. Çmenduritë nuk do mungojnë për të gjithë. Beqaret do kenë mundësi të fillojnë një lidhje te këndshme e cila nëse do dinë ta menaxhojnë si duhet mund të shkojë gjatë. Buxheti mund të dobësohet pak për shkak te shpenzimeve që do ju duhet të kryeni domosdoshmërish.
Luani
Jeta juaj në çift nuk do jetë spektakolare siç mendohej. Herë pas here do jeni nervozë dhe mund të thoni gjëra të gabuara për të cilat shpejt do pendoheni. Beqarët nuk do mundin dot të afrohen me personat që do pëlqejnë dhe kjo do ju shkaktojë një brengë të madhe. Në planin financiar do dini si ta mbani gjithë kohës gjendjen te stabilizuar. Dhëniet e huave shmangeni me çdo kusht.
Virgjëresha
Do ndiheni aq mire sot juve qe jeni ne një lidhje saqë shpesh do e pyesni partnerin nëse këto qe po përjetoni janë reale apo jeni duke ëndërruar. Beqaret kane për te pasur një dite te mbushur me mundësi për njohje te reja. Po e shfrytëzuan sa duhet gjithçka ka për t’iu ecur mire. Ne planin financiar duhet te veproni gjithmonë me strategji dhe duke menduar për te ardhmen.
Peshorja
Partneri do ju provokoje sot me mënyra nga me te ndryshmet kështu qe bëni kujdes mos gaboni. Nga ana tjetër mos u mërzisni për ndonjë gjest te gabuar te tij sepse nuk do e beje me dashakeqësi. Beqaret as nuk do kenë kohe te trishtohen për jetën sentimentale pasi dita e sotme do jete e mbushur me mundësi te shkëlqyera. Saturni do i favorizoje gjithë kohës financat.
Akrepi
Marrëdhënia me partnerin tuaj ka për te qene shume e veçante gjate kësaj dite dhe do ju mburreni te gjithëve për këtë gjë. Edhe beqaret do kenë një dite goxha interesante, te mbushur me takime e flirtime. Ne çdo moment ata do ndihen mire. Buxhetin do e keni me tepër ne vëmendje dhe madje do kërkoni edhe ndonjë këshillë nga specialistet e fushës.
Shigjetari
Për çdo dyshim apo ide qe te keni mbi jetën tuaj ne çift duhet te flisni hapur me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangi problemet dhe mosmarrëveshjet me te. Beqaret nga ana tjetër sado qe ta kërkojnë princin e kaltër nuk do arrijnë dot ta gjejnë. Ne planin financiar disa te afërm do ju ndihmojnë tej mase dhe gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme.
Bricjapi
Do veproni me shume takt dhe diplomaci gjate kësaj dite dhe gjendja ne planin sentimental ka për te qene e jashtëzakonshme. Nuk do keni me as debate për gjera elementare. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Sektori i financave do jete disi me i qëndrueshëm dhe do mund te kryeni edhe investime te konsiderueshme.
Ujori
Ka rrezik te jeni shume agresive me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo ka rrezik ta prishe harmoninë dhe gjendjen e mire qe mbizotëronte prej kohesh. Beqaret nëse nuk reflektojnë me kujdes para se te hedhin hapa ka rrezik te përballen shpejt me zhgënjime te mëdha. Financat do jene te shkëlqyera dhe kjo do ju beje te jeni gjate gjithë kohës euforike.
Peshqit
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te mëdha sot. Do jeni te kuptueshëm, te logjikshëm dhe mjaft tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene aspak ne humor per te hedhur kapa e për te marre vendime kështu qe edhe sot do mbeten me po te njëjtin status. Financat do përmirësohen ne fund te ditës fale një pune te shkëlqyer e me rezultate te larta.