fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Sot Dita Botërore kundër duhanit

Tirana Press by Tirana Press
31/05/23 - 10:54
in Bota, Shëndet
A A
Sot Dita Botërore kundër duhanit
5
VIEWS

Sot është Dita Botërore kundër duhanit, në sloganin “Zotohu dhe lëre” fushata e këtij viti e OBSH ka si qëllim sigurimin e mjeteve dhe burimeve të nevojshme për personat që duan ta lënë duhanin, në mënyrë që ata të kenë sukses në përpjekjen e tyre.

Duhani konsiderohet si një faktor kryesor për sëmundjet jo-ngjitëse,siç janë sëmundjet kardiovaskulare,kanceri sëmundjet e frymëmarrjes si dhe diabeti.

Nëse qëndroni 20 minuta pa pirë duhan ulen rrahjet e zemrës, brenda 12 orëve bie në nivel normal monoksidi i karbonit në gjak, dhe brenda 2-12 javësh do t’iu përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe do të rritet funksioni i mushkërive.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Po ashtu brenda 1-9 muajve zvogëlohen kollitja dhe gulçimi. Brenda 5-15 vjetësh, risku i goditjes në tru bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin. Brenda 10 vjetësh, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive përgjysmohet krahasuar me atë të duhanpirësve. Brenda 15 vjetësh, risku i sëmundjeve së zemrës bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin.

Ndryshe, shanset që duhanpirësit ta lënë duhanin me sukses janë 84% më të mëdha kur marrin këshillim intensiv nga mjeku.

Për t’u ndihmuar duhanpirësve që ta lënë duhanin, OBSH-ja dhe partnerët e saj kanë zhvilluar mjete të reja digjitale, siç janë chatbot-i i Sfidës së Lënies së Duhanit (Quit Challenge) dhe punëtorja digjitale shëndetësore me Inteligjencë Artificiale Florence që simulon një punëtor të kujdesit shëndetësor për t’i luftuar dezinformatat rreth COVID-19 dhe duhanit, ofron këshilla të shkurtra për duhanpirësit rreth lënies së duhanit, si dhe i referon duhanpirësit në shërbimet digjitale për lënien e duhanit.

Gjithashtu sfida e Lënies së Duhanit jep këshilla të përditshme dhe inkurajim deri në gjashtë muaj për t’i ndihmuar kujtdo të qëndrojë larg duhanit. Aplikacioni është në dispozicion falas në WhatsApp, Viber, Facebook Messenger dhe WeChat.

Ndërsa në nivel botëror, rreth 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhan-pirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivel prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente.

Tags: duhaniOBSHstop duhanit

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
‘Rrugëtimi ynë’ – Një ekspozitë në Kalanë e Tiranës dedikuar fëmijëve

'Rrugëtimi ynë' - Një ekspozitë në Kalanë e Tiranës dedikuar fëmijëve

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.