Ferrari në telashe të mëdha, si të mos i mjaftonin problemet në pistë duhet të bëjë llogaritë me një problem jo të vogël edhe jashtë garave të Formula 1.
Maranello është vënë në shënjestër të hakerave që kanë hyrë në sistem dhe tashmë kërkojnë një shpërblim të majmë për të hequr dorë.
Sipas kompanisë, sulmi nuk ka penguar aktivitetin normal të kompanisë por mendohet se hakerat kanë të dhënat e të gjithë klientëve të Ferrarit.
Gjithsesi, drejtuesit e shtëpisë në Maranello kanë bërë me dije se nuk do të bien pre e shantazhit dhe do të vazhdojnë të punojnë të për të evituar dëmet që në këtë rast mund të jenë të mëdha për imazhin e skuadrës së kuqe.