fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Situatë shumë e rëndë”, numri i vdekjeve prej drogave në Gjermani në nivele rekord

Tirana Press by Tirana Press
30/05/24 - 12:22
in Bota
A A
“Situatë shumë e rëndë”, numri i vdekjeve prej drogave në Gjermani në nivele rekord
12
VIEWS

Numri i vdekjeve të lidhura me përdorimin e drogave në Gjermani ka arritur një rekord historik: në vitin 2023 u regjistruan 2.227 vdekje të lidhura me konsumin e drogave, njoftoi i Ngarkuari Federal për Drogat, Burkhard Blienert, 1,844 burra dhe 383 gra. Kjo shifër është dymbëdhjetë për qind më e lartë se një vit më parë dhe rreth dy herë më shumë se dhjetë vjet më parë.

Blienert tha se e vlerëson situatën si “shumë të rëndë”: “Kam frikë se në realitet duhet të ketë edhe më shumë vdekje të lidhura me konsumin e drogave”, sepse ka “shumë pak raporte toksikologjike dhe autopsi”.


Sipas tij gjithashtu konstatohet se “gjithnjë e më shumë substanca konsumohen të përziera së bashku, se në treg ka substanca gjithnjë e më të forta dhe se konsumuesit e drogave marrin çdo gjë që gjendet në treg”. Sipas Blienert mosha mesatare e të vdekurve ishte 41 vjeç dhe ajo vazhdon të rritet. Për rreth dy të tretat e rasteve të vdekjeve – 1,479 raste – u konstatua se kishin të bënin me konsumimin e përzier të substancave të ndryshme të paligjshme – 34 për qind më shumë se në vitin 2022.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Përdorimi i heroinës mbetet shkaku më i zakonshëm i vdekjeve

Sipas të dhënave shkaktare për 712 raste vdekjeje ishte heroina duke e bërë këtë drogë substancën më të shpeshtë që shkakton vdekje. Megjithatë vihet re një rënie e lehtë. Nga ana tjetër ka pasur rritje të konsiderueshme – nga 507 në 610 raste vdejkeje – të lidhura me konsumin e kokainës dhe drogës crack.

Një rritje edhe më të konsiderueshme – nga 528 në 654 raste vdekjesh – shënohet prej konsumit të barnat për zëvendësimin e opiateve. Numri i vdekjeve nga përdorimi i metamfetaminës u rrit gjithashtu ndjeshëm nga 47 në 122 raste.

Sipas Blienert prirja globale është drejt opioideve dhe stimuluesve më të lirë dhe më efektivë, të cilët po hidhen në tregje nga kartele që veprojnë në mbarë botën. Në të njëjtën kohë furnizimi me kokainë në Gjermani dhe Evropë po rritet ndjeshëm. Prandaj është i nevojshëm forcimi i sistemeve të parandalimit, të këshillimit dhe të ndihmës.

Gjithashtu sipas të Ngarkuarit Federal për Drogat nevojiten edhe më shumë qendra për konsumin e kontrolluar të drogave. Aktualisht në Gjermani ka 31 qendra të tilla ku konsumi i drogave është më pak i rrezikshëm, sepse kryhet në kushte të kontrolluara. Megjithatë qendra të tilla nuk ka në të gjitha landet. Europol identifikon bandat më të rrezikshme të Europës./DW

Tags: drogeGjermanirritet numri i vdekjevevaresi

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
24-vjeçari nga Vlora vdiq teksa punonte në gurore/ Familjarët: Nuk ishte aksident, i kemi sytë me gjak

24-vjeçari nga Vlora vdiq teksa punonte në gurore/ Familjarët: Nuk ishte aksident, i kemi sytë me gjak

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.