Ndërkohë që e gjithë vëmendja është e përqendruar nga Irani, presidenti i të cilit humbi jetën në një aksident ajror të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua, lajme jo të mira vijnë edhe në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza.
Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed Al-Khulaifi , deklaroi ditën e sotme se nuk ka vullnet politik për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.
Ndërkohë trupat izraelite mbeten ende në terren në Gaza.