Në 14 maj qytetarët e Turqisë do të shkojnë drejt qendrave të votimit.
E ndërsa krerët e partive politike po bëjnë takimet e fundit elektorale,
ekonomia po shkon drejt një kaosi total.
Lira turke tashmë po përballet
me disa kushte të pa qëndrueshme në tregjet globale të monedhës në prag
të zgjedhjeve historike të vendit që do të mbahen këtë fundjavë.
Tregëtarët parashikojnë një kolaps të mundshëm nëse presidenti aktual
Recep Tayip Erdogan do të fitojë sërisht zgjedhjet.
Lira aktualisht po tregëtohet në nivelet më të ulëta duke thyer rekord 19.56
kundrejt dollarit amerikan.
Një ekspert është shprehur se:
“Në rast se fiton përsëri Erdogan ka shumë gjasa që lira turke të bjerë brenda
disa muajve”,- ka thënë ndër të tjera Mike Harris.
Një tjetër profesor i ekonomkisë është shprehur se:
“Për disa vite nën drejtimin e ideve monetare të mprehta të Erdoganit, lira turke
ka qënë në gjëndje krize”.