Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Turqin e konkretisht kryeqytetin Ankara ku një fabrikë raketash ka shpërthyer.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën e raketave dhe eksplozivëve MKE në lagjen Elmadag të Ankarasë. Si rezultat i shpërthimit, pesë nga punëtorët tanë kanë mbetur të vdekur,” tha ministria në një deklaratë.
Ai shtoi se hetimet gjyqësore dhe administrative kanë nisur për ngjarjen.
Objekti ku ndodhi shpërthimi herët në mëngjes është në pronësi të Korporatës së Makinerisë dhe Industrisë Kimike të Turqisë (MKE).
Prefekti i Ankarasë Vasil Sahin tha se nga të dhënat paraprake dyshohet për një reaksion kimik, i cili ka shkaktuar shpërthimin në zonën ku prodhohej dinamiti.
“Ngjarja ndodhi në orën 08:45 dhe ka të dhëna që pati një reaksion kimik në zonën ku prodhohet dinamiti. Në këtë fabrikë prodhohen lëndë eksplozive si edhe raketa, ku bëhen edhe disa teste”, tha ai.