Greqia është përfshirë nga moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm. Nga dita e djeshme Thesalia dhe qyteti i Kardicës ka përjetuar përmbytje në orët e mbrëmjes, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.
Përqindjet e shiut që ranë në qytet arritën në gati 100 milimetra (konkretisht 97.6) bazuar në matjet e stacionit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Në fakt reshjet e shiut kanë arritur për pak minuta 312 mm/h dhe është dashur ndërhyrja e policisë për rregullimin e qarkullimit dhe ndalimin e kalimit të mjeteve. Në rajonin e Magnezisë fenomeni ka goditur me ashpërsi gjatë natës Pelionin e Jugut, duke përmbytur rrugë dhe rrugica në Zagora, Milies, por pa krijuar asnjë problem serioz. Në qytetin e Volos ka pasur probleme me energjinë elektrike gjatë natës, por ato janë rikthyer shumë shpejt.
Një çift izraelit në Limionas, komuna e Zagorës, të cilët po qëndronin në një apartament në Airbnb, kërkuan ndihmë pasi ishin të frikësuar nga një përrua aty pranë që doli nga shtrati. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe i transportuan të sigurt në Tsagarada.