Dita e të dashuruarve po afron, dhe nëe u nuk keni gjetur akoma çfarë ti dhuroni personit të zemrës ne kemi disa ide për ju.
- Një kuti të mbushur me fotot tuaja, që nga fillimet e para të lidhjes e deri më tani.
Nuk ka dhuratë më të bukur, se ajo e bërë vet. Mjafton të gjeni një kuti të vogël dhe më pas me pak imagjinatë mundeni të krijoni një kolazh fotosh, e cila në momentin kur hapni kutinë del në formën e një firzamonike.
2. Një jastik në formë zemre me një shprehje të bashkangjitur.
Dhuratat të cilat i rezistojnë kohës janë më të bukurat, ato nuk prishen kurrë dhe madje mundeni ti keni deri sa të plakeni. Një jastëk i qëndisur dhe shprehjen tuaj të prefruar, ose me një frazë kënge e cila ju kujton gjithmonë partnerin ëshë gjithashtu një zgjedhje e bukur. Pasi ju jo vetëm do ta keni atë për të fjetur, por mund të rezitoj aq gjatë sa edhe fëmijët tuaj ti shohin këto kujtime.
3. Një kuti të mbushur me cokollata dhe verë të kuqe.
4. Lule e balsamosur
Përse të shpenzoni para duke blerë buqeta të mëdha lulesh kur dihet që ato pas një jave do të vyshken. Ndaj në këtë rast mendojmë që zgjidhja do të ishte lule e balsamosur e cila vendoset brenda një vazoje qelqi hermetike. Tamam si trëndafili i së bukurës dhe bishës.