Dokumente të klasifikuara u shfaqën në internet javën e kaluar, me detaje që variojnë nga mbrojtja ajrore e Ukrainës deri te agjencia spiune e Izraelit Mossad.
Tashmë përditësime të reja nga “Washington Post” nxjerrin në pah se presidenti egjiptian Abdel Fatah Al Sisi, ku bëhet fjalë për një nga aleatët kryesorë të SHBA dhe i cili financohet rreth 1 miliard në vit nga Uashingtoni donte të prodhonte (të furnizonte Rusinë me 4.0000 raketa.
Sipas burimeve amerikane raportohet se furnizimi nuk ka ndodhur deri në këtë moment. Gjithashtu, zëdhënës të ambasadës egjiptiane shprehet se duan të qëndrojnë “neutral” ndaj kësaj lufte.
Në të gjithë këtë situatë të shqetësuar janë treguar aleatët e SHBA lidhur me përmbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, ashtu si edhe me menaxhimin e situatës deri tani.