Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri ka kaluar tashmë 23,831.
Zyrtarët turq dhe mjekët thonë se 20,318 njerëz kanë vdekur atje për shkak të tërmetit, ndërsa ka pasur 3,513,të vdekur në Siri, sipas agjencisë së lajmeve AFP, duke e çuar totalin aktual në 22,368.
Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në 10 provincat e Turqisë të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës.
Tre vajza mes moshës 5 dhe 10 vjeç u gjetën të gjalla nën rrënoja gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi në Kahramanmaras të enjte.
Një nga vajzat u nxor nga nën rrënoja në orën e 89-të që prej goditjes së tërmetit. Vajza dukej se kishte vetëm gërvishtje të lehta, tha gazetari i CNN Turk, duke e përshkruar operacionin si një “operacion shpëtimi mrekullie”.
Dy vajzat e tjera janë në komunikim me ekipin e kërkim-shpëtimit, por janë ende të bllokuara, ndërsa përpjekjet për t’i nxjerrë të lira vazhdojnë.
Qindra mijëra njerëz në Siri kanë mbetur të pastrehë në mes të dimrit pas tërmeteve vdekjeprurëse të së hënës. Në të gjithë Sirinë veriperëndimore – ku temperaturat janë nën zero – shumë njerëz po qëndrojnë në strehimore të improvizuara, xhami dhe në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.