Lajmi i fundit përcjellë nga ambasada shqiptare në Greqi bën me dije se një vajzë 19- vjeçare ka qenë pjesë e trenit kunga përplasja ka marr plagë të lehta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e pasagjerëve nga vagonët e trenit ku ndodhur dhe përplasja fatale.
Raportimet e fundit bëjnë me dije se bilanci i viktimave është rritur, duke çuar numrin në 40 dhe mbi 80 të plagosur e 6 persona të tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Jemi thirrur nga organet për verifikim dhe identifikimin e një personi nga tatuazhi dhe rrobat që kishte veshur”- shprehet për mediat prindërit e një 21- vjeçari. Mjekët bëjnë me dije se shumica e viktimave janë moshë e re 21-26 vjeç dhe fëmijë deri në 7 vjeç.
Greqia ka dhënë urdhër për ndalimin e udhëtimit të linjave hekurudhore deri në stabilizimin e situatës si dhe bën thirrje qytetarëve të solidarizohen duke dhuruar gjak për personat e lënduar.