Kundërshtari i Recep Tayip Erdogan, njëkohësisht dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar të enjten se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona emigrantë, në rast se fiton në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të 28 majit
Deklaratat e para të tij me tone të ashpra, prej mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Në rundin e parë, kaluan në balotazh sepse asnjëri kandidat nuk ka arritur të fitojë mbi 50 për qind të votave për pozitën e presidentit.
74-vjeçari Kemal Kilicdaroglu, ka folur të enjten në favor të votuesve të krahut të djathtë.
Gjithashtu pritet të takohet edhe me Sinan Oganin – figurë e të djathtës ekstreme, i cili i ka fituar 5.2 për qind të votave, në garën për president.
Kilicdaroglu ka folur me ton më të ashpër, sesa në fazën e parë të fushatës.
“Erdogan, ju nuk i keni mbrojtur kufijtë dhe nderin e shtetit”, ka thënë Kilicdaroglu, ish-shërbyes civil.
“Ju keni sjellë me qëllim mbi 10 milionë refugjatë në këtë shtet. Sapo të jem në pushtet, do t’i dërgoj të gjithë në shtëpi”.
Ogan ka thënë se ai do të mbështesë vetëm kandidatin që merret me çështjen e migrantëve dhe e lufton “terrorizmin” – referencë në Turqi për militantët kurdë.