Lojtarët e futbollit shqiptar të viteve 80, zbriten serish në fushë te “Loro Borici”.
Lojtari “Hysen Zmijani” përveçse në Shqipëri ka luajtur në disa vende të botës, përsëri ai po kthehet në fushën e lojës me lojtarët e talentuar të brezit të tij por edhe me të rinjtë sic janë: Agustin Kola, Sul Demollari, Sokol Kushta, Rudi Vata, Nevil Dede dhe Armando Cungu.
Lojtarët më të mirë në Shqipëri luajtën në nderim të 60 vjetorit të lindjes së sportit me tre ekipet e yjeve të të Flamurtarit, Tiranës dhe Vllaznisë.
Për sportistin me titull “Mjeshtri i Madh”, kupa që mbante emrin e tij ishte surprizuese dhe për të ishin emocione të mëdha. Ishte sportisti i parë më i mirë në pozicionin e mbrojtësit dhe që solli një frymë të re për shqiptarët për Vllaznin dhe Kombëtaren Shqiptare.