fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Receta e ditës, trileçe me krem karamel

Tirana Press by Tirana Press
14/02/23 - 10:05
in Receta e ditës
A A
Receta e ditës, trileçe me krem karamel
16
VIEWS

Kjo recetë e thjeshte për Trileçe do ju pëlqej pa masë. Pandispanja e butë e lagur me qumësht dhe duke shtuar ëmbëlsinë e qumështit të kondensuar, bashkuar me kremin karamel do të bëjë të çmendeni për këtë ëmbëlsirë.

Përgatitja e trileçe thjeshte me krem karamel ndahet ne tre faza. Në fillim përgatisim pandispanjen. Kombinimi i tre qumështeve dhe në fund kremi sipër dhe karameli.

Përbërësit

Për përgatitjen e pandispanjës nevojiten

  • 5 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 1 pako fryrës ëmbëlsire
  • 1 pako esence vanilje
  • pak kripë
  • 100 ml ujë

Për përgatitjen e tre qumështave nevojiten

  • 700 ml qumësht Lufra
  • 200 gr qumësht i kondensuar
  • 200 gr ajkë qumështi

Për përgatitjen e kremit nevojiten

  • 200 gr ajkë qumështi
  • 250 gr krem karamel

Përgatitja

Përgatitja e pandispanjës

  • Përgatitja e trileçes fillon me pandispanjën pasi duhet të ftohet më pas.
  • Për të përgatitur pandispanjën fillimisht ndajmë të bardhat dhe të verdhat e vezëve.
  • Rrahim të bardhën e vezës dhe shtojmë pak kripë, derisa të fillojë të shkumëzohet, shtojmë pak nga pak gjysmën e sheqerit dhe e trazojmë derisa të bëhet shkumë e plotë.
  • Më pas rrahim të verdhat e vezëve dhe shtojmë pjesën tjetër të sheqerit, derisa të fillojë të zbardhet, shtojmë ujin gradualisht dhe e përziejmë derisa të fryhet mirë.
  • Përziejmë miellin, vaniljen dhe fryrësin. Duke i situr i hedhim në enë dhe i përzierë me një shpatull.
  • Përziejmë të bardhën e vezës me të verdhat nga poshtë lart me kujdes për të mos ulur shkumën.
  • Masën e hedhim në tavë me një letër kuzhine dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 150 gradë për 40 minuta

Përgatisim 3 qumështat për Trilece

  • Fillimisht hedhim qumështin Lufra të pasterizuar, 100% natyral dhe pa konservues pasi me këtë qumësht pandispanja del më e butë. Shtojmë me pas qumështin e kondensuar dhe në fund ajkën e qumështit. I përziejmë derisa të jetë masë homogjene.
  • Pasi pandispanja të jetë pjekur dhe ftohur, e kthejmë në tepsi dhe heqim letrën e pjekjes.
  • 3 qumështat i hedhim sipër pandispanjës dhe presim disa minuta derisa ta thithi. Nëse është e nevojshme e shpojmë me kunja dhëmbësh.
  • Me ndihmën e rrahëses rrahim ajkën e qumështit derisa të formohet krem. Kremin e shpërndajmë mbi pandispanjë, me ndihmën e një shpatulle kuzhine e përhapim në të gjithë sipërfaqen.
  • Pasi kemi vendosur kremin sipër, trileçes i hedhim kremin karamel dhe e përhapim. E zbukurojmë me krem pana dhe nëse është e mundur e lemë në frigorifer për 1 ditë.

Ju bëftë mirë!

Lexo mëShumë

Receta e ditës, sup me karrota, spinaq dhe thjerrëza

Receta e ditës, byrek me domate dhe salmon

Artikuj të Ndërlidhur

Receta e ditës, sup me karrota, spinaq dhe thjerrëza
Receta e ditës

Receta e ditës, sup me karrota, spinaq dhe thjerrëza

04/03/23 - 10:14
45
Receta e ditës, byrek me domate dhe salmon
Receta e ditës

Receta e ditës, byrek me domate dhe salmon

03/03/23 - 10:00
4
Receta e ditës, Soufflé vegjetariane me patate
Receta e ditës

Receta e ditës, Soufflé vegjetariane me patate

02/03/23 - 10:06
8
Receta e ditës, levrekë të pjekur me patate
Receta e ditës

Receta e ditës, levrekë të pjekur me patate

27/02/23 - 10:12
4
Next Post
Zjarr në strehën e refugjatëve në Gjermani/ Vdes një emigrant, banonin edhe shqiptarë

Zjarr në strehën e refugjatëve në Gjermani/ Vdes një emigrant, banonin edhe shqiptarë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.