fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Real Madrid triumfon në finalen e Superkupës duke mposhtur Barcelonën

Tirana Press by Tirana Press
15/01/24 - 12:02
in Sport
A A
Real Madrid triumfon në finalen e Superkupës duke mposhtur Barcelonën
12
VIEWS

Real Madridi e ka fituar kupën e parë dhe El Clasicon e parë për vitin 2024, pasi në finalen e Superkupës së Spanjës mposhti Barcelonën me rezultat bindës 4-1.

Vinicius Junior me tre gola shkëlqeu në këtë takim, ndërsa një gol shtoi edhe Rodrygo. Në anën tjetër për Barcelonën golin e vetëm e shënoi Robert Lewandowski.

Carlo Ancelotti siguroi trofeun e tij të 11-të në krye të Realit, ndërsa shijoi një super Vinicius Jr, autor i një “triplete”. Braziliani ishte në një mbrëmje fantastike, realizoi tre gola, fitoi një 11-metërsh, dhuroi një asist, praktikisht bëri gjithçka. Ancelotti kapi “mat” Xavi-n që në minutën e 7-të me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga Vinicius Jr.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Tre minuta më pas, me një aksion thuajse fotokopje, Vinicius Jr realizoi edhe golin e dytë, këtë herë i shërbyer nga Rodrygo. Barcelona u përpoq të rikthehej në lojë me Robert Lewandowski-n, polaku realizoi një super gol në minutën e 33-të duke ngushtuar shifrat në 2-1. Festa nuk zgjati shumë pasi në të 39-të, Vinicius Jr fitoi një penallti. Nga pika e bardhë, ylli brazilian u tregua i saktë duke kompletuar “tripletën” e tij personale. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-të, ishte Rodrygo që brenda në zonë realizoi edhe golin e katërt për Real Madrid.

Si të mos mjaftonte dominimi i Realit, Barça mbeti me 10-të lojtarë pas minutën e 71-të teksa Araujo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke bërë që pjesa e mbetur e sfidës të mos kishte shumë histori, me Realin që festoi në Riad me trofeun e Superkupës në duar.

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore, padyshim ishte Vinicius që u vlerësua me notën 10-të.

Pas tij paraqitje të mirë kishin edhe Rodrigo (8.3) dhe Jude Bellingham (7.9).Te Barcelona nota kaluese morën vetëm Ilkay Gundogan (7.8) dhe Lewandowski (7.3), ndërsa më të dobëtit në fushë ishin Alejandro Balde (5.8) dhe Ronaldo Araujo (5.9

Tags: barcelonandeshjereal madrid

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Shtëpia iu dogj! Familja me 5 anëtarë në qiell të hapur/ I moshuari mes lotësh: Nxora vetëm djalin e sëmurë

Shtëpia iu dogj! Familja me 5 anëtarë në qiell të hapur/ I moshuari mes lotësh: Nxora vetëm djalin e sëmurë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.