Udhëheqësi i AAK-së në Ksovë, Ramush Haradinaj ka mbajtuar takim me zyrtarë amerikan në fokus ndaj vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj bën me dije se është takuar me kongresistin amerikan, Ritchie Torres.
“Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat”, shpreh Haradinaj.
Kryetari i AAK-së deklaron se theksi takimit është forcimi i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
“Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova kongresmenin Torres në Kosovë për vizitë”, nënvizoi ai.
Ai shprehet se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme.
“Aleanca e jonë me Ameriken është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat me të cilat ballafaqohet”, theksoi Haradinaj