Kryeministri i vendit Z. Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar në lidhje me një njoftim të OKB-së, ku thuhet se Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e “marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” si dhe Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja. Për këtë Rama ka ngritur pyetjen nëse është një gabim serioz apo një lapsus, pasi emri zyrtar i marrëveshjes është “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’. Ai kërkon një reagim të menjëhershëm, pasi do të ishte e papranueshme që Sekretari i Përgjithshëm të përdortë emrin gabimisht me qëllim.
Ja shkrimi i plotë i kryeministrit Rama:
‘Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë.
OKB: Deklarata që i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm, për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Farhan Haq, Zëvendës Zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm.
Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Është e rëndësishme që tani të dyja palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve. Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja.