Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të jetë e tensionuar. Raketat ruse kanë goditur disa qytete në ukrainë përfshirë dhe kryeqytetin Kiev. Nga këto sulme mësohet se janë tetë persona të viktima.
Zyrtarët e Ukrainës përmes postimeve në rrjetet sociale bëjnë me dije se tetë persona kanë ndërruar jetë dhe nëntë u dërguan në spital në qytetin qendror të Umanit pasi raketat goditën ndërtesat e banimit..
Gjithashtu një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipro.
Raportohet se ka pasur edhe shpërthime në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.
Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima civile në kryeqytet.
Njëzet e një nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në rrjetet sociale.
Sulmet vijnë pasi forcat ukrainase besohet se po përgatiten për një ofensivë ushtarake me pajisje të reja, duke përfshirë tanke, të furnizuara nga aleatët perëndimorë.
Rusia ka luftuar për të ecur përpara në një ofensivë dimërore, duke përfshirë një betejë 10-mujore për kontrollin e qytetit të rëndësishëm strategjik të Bakhmut.