Ministri Rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se Moska nuk do të tërhiqet por do të vazhdojë të fuqizojë treshen bërthamore të raketave balistike, nëndetëseve dhe bombarduesve strategjikë, pasi këto armë janë mbrojtja kryesore për sovranitet.
“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë treshen bërthamore dhe të ruajmë gatishmërinë e saj luftarake, pasi mburoja bërthamore ishte dhe mbetet mbrojtja kryesore e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë,” tha Shoigu.
“Ne gjithashtu do të rrisim aftësitë luftarake të forcave të hapësirës ajrore – si në aspektin e punës së gjuajtësve dhe bombarduesve në zonat ku funksionojnë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të mjeteve ajrore pa pilot” ndër të tjera theksoi ai.