fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ra pa ndjenja në fushë, trajneri i Hungarisë tregon gjendjen e sulmuesit Varga

Tirana Press by Tirana Press
24/06/24 - 08:20
in Sport
A A
Ra pa ndjenja në fushë, trajneri i Hungarisë tregon gjendjen e sulmuesit Varga
5
VIEWS

Trajneri i kombëtares së Hungarisë, Marco Rossi, ka zbuluar se futbollisti Barnabas Varga është në gjendje stabile, por se do të ketë nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale pas një përplasjeje të dhunshme në duelin e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian kundër Skocisë.

Në një fund të çmendur dhe me një gol në minutën e 100-të, hungarezët fituan ndaj Skocisë me rezultat 1-0 dhe kështu siguruan pozitën e tretë, e cila u sjell disa ditë pritje për të ditur nëse do të luajnë në fazën eliminatore të Euro 2024.

Megjithatë, detaji që shënoi ndeshjen ishte një përplasje e rëndë mes futbollistit hungarez Barnabas Varga dhe portierit skocez Angus Gunn. Më e vështirë ishte për hungarezin, i cili për disa minuta ishte shtrirë i palëvizur dhe pa ndjenja në fushë, ndërsa bashkëlojtarët e tij shikonin në panik dhe lot se çfarë po ndodhte.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, ka zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe ka shtuar se Varga është në një gjendje stabile, por për të ka përfunduar kampionati evropian.

“Ai ishte pa ndjenja, kështu që të gjithë ishin shumë të shqetësuar për gjendjen e tij, por edhe për faktin se ekipet mjekësore u vonuan. Është e mundur që ata mendonin se nuk ishte një situatë e rrezikshme”, ka thënë fillimisht Rossi.

“Fatmirësisht nuk rrezikohet jeta dhe do të operohet menjëherë këtu në Gjermani. Është i qëndrueshëm dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse kalojmë nuk do të jetë pjesë e ekipit”, përfundoi përzgjedhësi i Hungarisë.

Nga raportimet e fundit të federatës hungareze, bëhet me dije se Barnabas Varga është i vetëdijshëm.

Tags: futbollistilGjermaniHungarindeshera pa ndjenja ne fushSkoci

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin

Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.