Ndryshimet e reja ligjore për shtyerjen e moshës së pensionit po e gjen Francën në prag ‘lufte’ mes qeverisë dhe popullësisë.
Brenda muajit vendi është gjendur në protesta të cilat synojnë kundërshtimin dhe bllokimin e ligjeve të reja për zgjatjen e viteve të punës dhe daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Në protestën e parë thuhet të kenë marr pjesë një numër relativisht të lartë protestuesish mbi 1 milion banorë.
Ndërsa në protestën e dytë janë përfshirë 8 sindikata, si dhe drejtuesit e tyre shprehen se pjesë marrja është nga kontigjente të ndryshme profesionale, si mësues, punonjës të industrisë si dhe grupmosha të ndryshme.
Edhe pse numri i protestave vjen dhe rritet për qëllim mbajtjen e qeverisë nën presion për të mos kaluar ligjet në miratim, nga ana tjetër presidenca shihet e vendosur përballë turmës.
Nga sondazhet e realizuara thuhet se pjesa më e madhe e popullësisë nuk i mbështet protestat.
Qeveritarët në prononcime deklarojnë se protestat po prishin rendin, duke shkatuar trazira në qytet, mungesë furnizimi me karburant për sistemet e ngrohjes si dhe kaos në shkolla.