fbpx
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Tirana Press by Tirana Press
29/03/24 - 01:18
in Rajoni, Politika
A A
Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër
16
VIEWS

ocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, i paraqitur nga PASOK dy ditë më parë dhe nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë,  për çështjen e ‘Tempes’, u rrëzua në seancën plenare të fundit në Kuvendin grek.

Pas votimit nga 300 deputetë, 159 prej tyre, nga të cilët 158 ishin të PD-së, si dhe deputeti i pavarur K. Katsivardas, votuan kundër mocionit të mosbesimit, ndërsa 141 deputetë të opozitës ishin “pro”. Sipas Rregullores së Kuvendit “Mocioni i mosbesimit pranohet vetëm nëse miratohet me shumicë absolute të të gjithë numrit të deputetëve”.

Siç theksoi kryetari i Kuvendit, K. Tasoulas, debati treditor për propozimin zgjati më shumë se 40 orë, ndërsa folën gjithsej 163 deputetë. Në veçanti, mbledhja e parë filloi mëngjesin e së martës, më 26 mars dhe përfundoi në orën tre e gjysmë të mëngjesit të ditës së nesërme. E dyta filloi mëngjesin e së mërkurës së 27 marsit dhe përfundoi në orën 3:35 të mëngjesit të nesërm. Edhe mbledhja e fundit ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje dhe ka përfunduar me votim, rreth orës 22:00.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Ky zhvillim politik me mocionin e votëbesimit ka ardhur menjëherë pas botimit të një artikulli të gazetës «To Vima» ku zbulohet se tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës dhe makinistit të një prej trenave që janë përplasur në aksidentin fatal të Tembit me 57 viktima, janë fshirë pjesërisht dhe janë publikuar jo të plotë.

Nga ana e saj edhe partia më e madhe opozitare Syriza, nëpërmjet liderit të saj Stefanos Kasselakis, i ka bërë thirrje kryeministrit Mitsotakis të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Deklaratës i është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë duke thënë se kreu i opozitës, minοn shtetin dhe demokracinë greke që ka 50 vjet që kryen zgjedhje të lira.

Tags: GreqiMitsotakisnocioni i mosbesimit

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.