Vladimir Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale ruse me të paktën 87% të votave, sipas parashikimeve pas mbylljes së qendrave të votimit sot, njoftoi media shtetërore. Televizioni shtetëror rus shpalli Putinin fitues në bazë të disa sondazheve të votuesve.
Asnjë kandidat i vërtetë i opozitës nuk u lejua të kandidojë në votimin treditor.Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk i monitoruan zgjedhjet në të gjithë vendin e gjerë, i cili shtrihet në 11 zona kohore. Votimi për mandatin e pestë të Putinit në detyrë u shoqërua me protesta të shumta.
Rezultatet e para domethënëse duhet të jenë të disponueshme të hënën. Në zgjedhjet e kaluara, parashikimet kanë qenë në përputhje me rezultatin përfundimtar. Do të ishte një rekord për Putinin, i cili mori 76,7% të votave në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018./