Prokurori i futbollit të Italisë ka kërkuar që Juventusit t’i hiqen 11 pikë në sezonin aktual të Serisë A në një seancë të re rreth çështjes së marrëveshjeve të transferimeve të klubit.
Kërkesa e prokurorit erdhi pasi një dënim prej 15 pikësh kundër klubit i vendosur në janar u anulua nga organi më i lartë sportiv i Italisë, i cili urdhëroi autoritetet e futbollit të zhvillonin një seancë të re.
Aksionet e Juventusit të listuara në Milano ranë deri në 4.9% por pas publikimit të lajmit për dënimin e mundshëm ranë 4.5% .
Vendimi i gjykatës së futbollit pritet të jepet të hënën në mbrëmje.
Me tre ndeshje të mbetura për të luajtur këtë sezon, duke përfshirë një të hënën në mbrëmje , Juventus është i dyti në Serie A me 69 pikë, pas kampionëve të këtij sezoni Napoli.
Zbritja do ta shtynte bardhezinjtë, skuadrën më të suksesshme të Italisë, jashtë vendeve kualifikuese për garat fitimprurëse evropiane.