Qëndrimit të personazheve Vip në shtëpinë më të madhe e më të komentuar në Kosovë, sonte i erdhi fundi.
Prej 100 ditësh personazhe të ndryshëm të estradës së Kosovës e jo vetëm kanë garuar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Mes shakave, intrigave e debateve Vedati, Xhuli, Stresi, Mbresa dhe Artani janë pretendentët për çmimin e madh. Ky reality show startoi në 5 dhjetor 2022 duke finalizuar sonte në orën 21:00 edicionin e parë të tij.
Për më shumë surpriza dhe emocione ndiqni sonte në mbrëmje finalen e madhe të Big Brother Vip Kosova nën moderimin e Jonida Vokshit dhe Alaudin Hamitit.