fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Përdhunimi i 13-vjeçares në Itali, Salvini: Abuzuesit të kastrohen kimikisht

Tirana Press by Tirana Press
06/02/24 - 12:04
in Bota
A A
Përdhunimi i 13-vjeçares në Itali, Salvini: Abuzuesit të kastrohen kimikisht
13
VIEWS

Përdhunimi i një 13-vjeçareje në Itali nga shtatë emigrantë të paligjshëm nga Egjipti, të moshës 15-19 vjeç, ka ‘trazuar’ opinionin publik. Sipas mediave të huaja, pas rrëfimit të makthit nga vajza 13-vjeçare, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka kërkuar tredhjen (kastrimin) kimike të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri i Italisë, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin e saj për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino, duke shtuar se ata këmbëngulin që tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët, dënimet e përjetshme për incidente të ngjashme, që siguria të jetë më e madhe në qytetet e vendit.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Kujtojmë se sipas asaj që është bërë e ditur, 13-vjeçarja është përdhunuar në grup në një tualet publik përballë të dashurit të saj 17-vjeçar në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit teksa ishin duke ecur.

Përshkrimi tronditës i 13-vjeçares

Duke përshkruar atë që kaloi nga duart e shtatë autorëve, 13-vjeçarja tha “dy prej tyre më kapën mua dhe të tjerët kapën mikun tim. Dhe na çuan në tualet. Ishte një makth, aty nuk kishte njeri në atë moment”.

13-vjeçarja tha se po përpiqej të arratisej, ashtu si edhe shoku i saj, por nuk ia dolën dot pasi ata ishin shtatë persona.

“Dy prej tyre më përdhunuan, ndërsa të tjerët shikonin dhe e detyruan shokun tim të shikonte. Ai bërtiste dhe ishte i dëshpëruar. I thashë: ‘Të lutem, po të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj’.

Përdhunimi vazhdoi për 30 minuta derisa çifti mundi të çlirohej dhe të arratisej. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të kapë bandën prej shtatë personash brenda 24 orëve.

Viktima ka identifikuar dy të miturit si autorë të dyshuar të përdhunimit, njoftoi dje policia.

Njëri prej tyre mësohet se ishte njëri prej përdhunuesve, ndërsa tjetri ishte një nga djemtë që vëzhgonte dhe frenonte të dashurin e vajzës. Tek një prej tre të miturve u gjet material gjenetik, i cili bëri të mundur edhe identifikimin e tyre.

Tags: kastimPerdhunimsalvini

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
FBI, kontroll në shtëpinë e Presidentit Biden

Gafa e Biden, ngatërron Macron me ish-presidentin e ndjerë francez Mitterrand

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.