Një qytetar në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë ka gjetur një portofol me dokumente persona dhe para mbi 1000 euro.
Veprimi i tij është për t’u përgëzuar pasi menjëherë e ka dërguar pranë policisë.
Sipas uniformave blu lokale thuhet se qytetari i identifikuar nga Policia e Prishtinës me inicialet A.B., ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, tha policia.