Tragjedia e tërmetit në kufirin Turqi-Siri ka solidarizuar mbarë shtetet duke dërguar ekipe të forcave të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura për nxjerrjen gjallë të personave nën rrënoja.
Por pyetja është se për sa orë mund të qendrojë të bllokuarit nën gërmadha?
Afati kohor Brenda 24 orëve të para pas lëkundjeve të tërmetit, janë shanset për të nxjerr gjallë personat e bllokuar. Pas kësaj kohe, ekspertët për Associated Press thonë se shanset e shpresës janë më të pakta dhe zvogëlohen nga dita në ditë.
Goditjet kolosale me shkatërrimin e dhjetëra banesave e pallate ka bllokuar me qindra e mijëra banorë nën rrënoja duke bërë që të ulen shanset për ajër dhe ujë të pijshëm duke zvogëluar trupit energjitë për të rezistuar.
Në zonat e goditura temperaturat minus 0 gradë celsius, po vështirëson durimin e banorëve si dhe sjell pengesa dhe në përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit.

“Zakonisht është e rrallë të gjesh të mbijetuar pas ditës së pestë deri në të shtatën dhe shumica e ekipeve të shpëtimit mund të heqin dorë deri atëherë,” u shpreh Dr. Jaron Lee, specialisti i urgjencës mjekësore dhe fatkeqësive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts në SHBA.
“Por ka shumë histori të njerëzve që mbijetojnë edhe pas 7 ditëve. Për fat të keq, këto janë zakonisht raste të rralla dhe të jashtëzakonshme”, nënvizoi ai.
“Shanset më të pakta për mbijetesë janë tek persona me dëmtime më të mëdha, me sëmundje të rënda, gjymtyrë të amputuara, thyerje”, u shpreh Dr. George Ciambas, një specialist i traumës në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern.
“Nëse ata nuk dalin brenda ore, shanset për të mbijetuar janë vërtet shumë të pakta.”
Njerëzit me kushte dhe sëmundje të tjera, shëndeti i të cilëve varet nga ilaçet gjithashtu kanë një shans të ulët për të mbijetuar, shton ai. Faktorë vendimtarë janë edhe mosha e të bllokuarve, gjendja e tyre fizike dhe mendore.
“Ne kemi parë shumë skenarë të ndryshëm me disa shpëtime vërtet të mrekullueshme. Njerëzit kanë mbijetuar në kushte të tmerrshme. Ata priren të jenë njerëz më të rinj dhe kishin fatin të gjenin ndonjë mënyrë për gjërat thelbësore si ajri dhe uji”, tha Dr. Christopher Colwell, një specialist i traumës në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF).

Kujtojmë rastin e tërmetit të madh dhe cunamit të vitit 2011 në Japoni, një adoleshent dhe gjyshja e tij 80-vjeçare, të cilët mbetën të bllokuar për nëntë ditë në shtëpinë e tyre të rrafshuar, u nxorën të gjallë.
Si dhe një vit më parë, një vajzë 16-vjeçare nga Haiti u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese që u shemb nga tërmeti në Port-au-Prince pas 15 ditësh.
Një faktor ndikues është dhe shëndeti mendor që mund të ndikojë në shanset për të mbijetuar. Njerëzit e bllokuar pranë kufomave, të cilët nuk kanë asnjë kontakt me të mbijetuarit apo shpëtuesit e tjerë, mund të heqin dorë nga shpresa për të shpëtuar, thekson Chiambas.
“Nëse është dikush i gjallë pranë jush, ju jeni duke mbështetur njëri-tjetrin dhe jeni ende duke luftuar për të qëndruar gjallë.”