Britanikët kanë votuar Wizz Air si linjën ajrore më të keqe për fluturimin në distanca të shkurtra. Këto rezultate u gjeneruan nga një sondazh i organizuar nga “Which?”, nga ku Wizz Air mori një vlerësim me vetëm 1 yll për përvojën e hipjes në avion, ambientit në kabinë dhe rehatisë.
Një rezultat i dobët me 2 yje u regjistrua gjithashtu dhe në kategoritë e tjera të vlerësimit, si përshembull pastërtia dhe shërbimi që merret për pagesën. Sipas sondazhit mësohet se më pak se gjysma e pasagjerëve (48%) mbeten të kënaqur nga fluturimet me Wizz Air, duke u renditur kështu si linja ajrore më e keqe për të rezervuar një biletë.
Në dhjetor të vitit të kaluar Civil Aviation Authority tha se kishte shqetësime shumë të mëdha rreth sjelljes së papranueshme të Wizz Air, pasi pasagjerët kanë bërë shumë ankesa mbi shërbimin e kësaj kompanie. Rregullatori zbuloi gjithashtu se Wizz Air nuk kishte paguar ende paratë për fluturimet e shtyra të pasagjerëve.
Në sondazhin e Which? morën pjesë 8,064 adultë të cilët treguan eksperiencat e tyre të fluturimit me kompani të ndryshme. linja më e mirë ajrore sipas përgjigjeve të personave të anketuar ishte Jet2.com, ndërkohë që në vendin e dytë gjendej Turkish Airlines.