fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Pas Twitter edhe Instagram po konsideron pagesë për profilet me “Blue Badge”

Tirana Press by Tirana Press
03/02/23 - 11:14 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Teknologji
A A
Pas Twitter edhe Instagram po konsideron pagesë për profilet me “Blue Badge”
8
VIEWS

Referencat e reja në kodin e Instagram sugjerojnë se kompania mund të zhvillojë një veçori verifikimi me pagesë pas paraqitjes së një sistemi të ngjashëm me atë të Twitter nën udhëheqjen e Elon Musk.

Sipas disa fragmenteve në kodin e aplikacionit, një fragment i referohet në mënyrë eksplicite një “distinktiv blu me pagesë” dhe një produkti të ri abonimi, ka zbuluar një nga zhvilluesit. E njëjta referencë shfaqet edhe në versionin më të fundit të aplikacionit Facebook, duke treguar se verifikimi me pagesë mund të ofrohet nëpër platformat e Meta nëse produkti vazhdon të zhvillohet.

Zbulimi u bë nga zhvilluesi Alessandro Paluzzi, ka vërejtur edhe më parë një sërë veçorish të reja në Instagram para se ato të lansoheshin, duke përfshirë mjetin e planifikimit brenda aplikacionit që u lançua në nëntor dhe veçoritë më të reja të ndarjes së kodit QR. Ai gjithashtu ka vërejtur rregullisht prototipa të tjerë të brendshme, si sfida për tu dukur më shumë si BeReal dhe zhvillime lidhur me Twitter.

Lexo mëShumë

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

Zakonisht, Instagram ka qenë e gatshme për të konfirmuar ose komentuar lidhur me përditësimet dhe risit e reja, por kësaj herë ka vendosur mos të komentoj lidhur me publikimin.

Foto pronësi e Alessandro Paluzzi

Përpos kësaj, zhvilluesi tha se kishte gjetur referenca të tjera për një lloj abonimi të ri i cili nuk kishte qenë në pjesën e kodit më parë. Të njëjtat referenca ishin gjithashtu në një nga versionet më të fundit të aplikacionit Facebook, vuri në dukje ai.

Megjithatë, Paluzzi paralajmëroi se nuk ka asgjë ende të dukshme në vetë aplikacionin përveç këtyre referencave të vogla në kodë, kështu që ne mund të spekulojmë vetëm për këto risi për momentin.

Gjithsesi, janë spekulime argëtuese, veçanërisht duke marrë parasysh mjerimin që përbën sistemi i sotëm i verifikimit në Instagram.

Përpos faktit të ankesave të shumta ndër vite, sistemi i verifikimit të Instagramit është i mpirë, i ndërlikuar dhe i rastësishëm, për shkak të mbështetjes së tij te automatizimi. Megjithëse Instagram në 2018 filloi t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë verifikim, vetë sistemi i përgjithshëm nuk ka ndryshuar shumë, pavarësisht premtimit të kreut të Instagramit Adam Mosseri se verifikimi i llogarisë do të ishte në fokus në vitin 2020.

Tags: Alessandro PaluzziInstagram

Artikuj të Ndërlidhur

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të
Bota

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

25/08/24 - 09:34
8
AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë
Aktualitet

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

24/08/24 - 11:31
30
Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram
Teknologji

Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram

20/08/24 - 11:06
11
Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët
Bota

Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët

06/08/24 - 11:22
27
Next Post
Maska çudibërëse për fytyrën, e cila përdoret edhe nga vipat shqiptarë

Maska çudibërëse për fytyrën, e cila përdoret edhe nga vipat shqiptarë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.