Pas tërmetit vdekjeprurës ku si pasojë humbën jetën mbi 1 mijë persona, ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi gati sa ai i pari.
Tërmeti në fjalë ka magnitudë 7.5 shkallë sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC), derisa raportohet të ketë ndodhur në Turqinë qendrore.
Tërmeti i dytë ka goditur lagjen Elbistan të provincës Kahramanmaras të Turqisë. Elbistani shtrihet rreth 80 milje drejtpërdrejt në veri të Gaziantepit, ku ndodhej epiqendra e tërmetit të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti i dytë ra në orën 13:24 me orën lokale.
Ndërkohë në një video të ndarë në rrjetet sociale, shihen momentet kur njerëzit ndiejnë lëkundjen me të njëjtën magnitudë si ajo e mëngjesit.
Pamjet tregojnë dhe një gazetar që është tronditur teksa po raportonte live nga terreni për pasojat e tërmetit shkatërrues.
