Pierre-Emerick Aubameyang duket se është në Milano pasi u largua nga skuadra e Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Drejtuesit e Chelseat dhe Benfica-s thuhet se ishin afër një “përplasjeje fizike” gjatë negociatave të tensionuara për Enzo Fernandez.
E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang në Chelsea është në dyshime të mëdha pasi është lënë jashtë skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve. Sulmuesin shprehet se është ‘i shokuar dhe i zhgënjyer’ pas marrjes së lajmit.
Lojtari nuk zgjodhi që të mbështeste ekipin dhe shumëkush konstatoi se nuk ishte as në tribunë për duelin që u mbyll me shifrat 0-0 këtë të premte në darkë.
Në mediat britanike këtë e kanë cilësuar një “arrati” të lojtarit i cili është i ndërgjegjshëm se në vijimin e këtij edicioni do të ketë pak ose aspak hapësira te londinezët.