Pas shënjestrimit të dy yjeve botërorë Lionel Messi dhe Christiano Ronaldo, skuadrat arabe tashmë e kanë kthyer në trend blerjen e lojëtarëve më në zë të momentit. Shënjestra e radhës është sulmuesi francez Karim Benzema të cilin skuadra e ArABISË Saudite duket se duan tamarin me një shifër të çmendur prej 100milionë në vit.
Fituesi i Topit të artë, është nën kontratë me Merengues deri në vitin 2024, por sauditët po e ‘mbulojnë’ atë me miliona për të arritur në Riad. Kur Karim Benzema fitoi Topin e Artë të parë në karrierën e tij pak muaj më parë, kontrata e asit francez me Real Madridin u rinovua automatikisht deri në vitin 2024.
Francezi po arkëtonte një sezon mbresëlënës (2021-2022) ku ishte lideri i padiskutueshëm i “mbretëreshës” dhe qëndrimi i tij ishte i dhënë… Megjithatë, muajt e fundit situata ka ndryshuar dhe Benzema ka një ofertë tepër joshëse në duart e tij.
Sauditët (nuk dihet ende për cilin ekip po flasim) i ofrojnë 100 milionë në vit për një kontratë dyvjeçare, plus bonuse që do të kenë të bëjnë me përfshirjen e tij në ofertën e Botërorit 2030 (teorikisht së bashku me Egjiptin dhe Greqinë), ndërsa do të financojë edhe një sërë aktivitetesh të tij bamirëse.