Argjentinasi rikthehet të udhëheq PSG drejt suksesit në Francë. “Pleshti” shfaqi një formë shumë të mirë, ishte në versionin e Katarit, protagonist kryesor në suksesin e pastër 2-0 që PSG arriti përballë Angres.
“Sheikët” kaluan në avantazh që në minutën e 5-të ku Ekitike finalizoi një aksion të bukur. Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Leo Messi dërgoi topin në rrjetë, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje, por VAR konfirmoi golin e Messit duke dërguar rezultatin në 2-0.
Ky ishte goli i tetë sezonal për Messi-n. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me PSG që del me pikë të plota, duke e dërguar në plus 6 diferencën në raport me Lens.