Kristian Mba është tashmë sulmuesi i Partizanit. Dy skuadrat e futbollit kanë arritur akordin mes tyre, dhe e vetmja gjë që ka ngelur tashmë janë mësimi i detajeve të reja që priten në vijim. Ndër to pritet edhe mësimi i shifrës që është paguar për lojtarin 23-vjeçar.
Mba vjen nga skuadra e Trepçës, në të cilën ka shënuar plot 10 gola, dhe ka luajtur 18 ndeshje në kampjonatin e këtij sezoni. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 5 asiste. Së shpejti sulmuesi do të prezantohet me fanellën e kuqe, ku do të vijë si zvëndësues për Skukën.