Dashi
Ju ndodheni në një situatë aspak të lehtë dhe sdini si të veproni. Besoni tek vetja juaj. Ju keni fuqinë të lini dhe të gjeni diçka të re. Mos dyshoni në veten tuaj. Nuk ka kuptim ta jetoni jetën tuaj në një mënyrë që nuk e doni vërtet.
Demi
Edhe për ju sot do të dominojë frika e humbjes, e dështimit. Mos kini frikë! Kini besim se universi ju mbështet dhe do të kujdeset për ju në çdo kohë.
Binjaket
Të tjerët kanë besim të pa kufi tek ju, ndaj mos e ekzagjëroni. Mos harroni se mënyra se si qëndroni në pushtet është duke u shërbyer të tjerëve dhe jo duke i kontrolluar apo manipuluar ata. Njerëzit janë burimi juaj më i madh. Kujdesuni për ata.
Gaforrja
Mjaft u përkushtuat në punën tuaj, merni pak kohë për veten. Është e lehtë për ju që të mbështilleni aq shumë në punën tuaj sa të harroni aspektet e tjera të jetës suaj. Ka gjëra të tjera të rëndësishme për t’u marrë parasysh. Mos harroni se ekuilibri është çelësi.
Luani
Tregojuni të tjerëve se ju ja dilni vetë e skeni nevojë për ndihma nga njerëz hipokritë. Mos i lejoni. Veproni në mënyrë të pavarur nga të tjerët. Ecni përpara pa pengesat e të tjerëve. Nuk është koha për zinxhir.
Virgjëresha
Merni frenat e situatës në dorë sa jeni në kohë, mos lejoni sekondat t’iu shkojnë dëm. Mendimet tuaja do të fitojnë favorin e atyre përreth jush. Argëtohuni dhe merrni një qëndrim lozonjare. Të tjerët do të ndjekin shembullin.
Peshorja
Një ëndërr e juaja po mer jetë, jeni në hapat e para të realizimit të një ëndrre të madhe. Një fazë e rëndësishme ka filluar. Kjo është një fazë e manifestimit. Mos lejoni që frika e dështimit t’ju kapërcejë gjatë kësaj kohe. Ju do të keni sukses.
Akrepi
Mjaft e frenuat veten në gjëra që dhe ju e dini mirë se keni tepruar. Lëreni personalitetin tuaj të vërtetë të shkëlqejë. Origjinaliteti juaj është forcë, jo dobësi; ndaj, mos kini frikë t’ua tregoni atë njerëzve përreth jush. Përndryshe, do të ndiheni të mbytur.
Shigjetari
Mos lejoni fjalët e tjerëve të jenë pengesë për punën tuaj. Ju nuk mund ta shihni të vërtetën qartë, dhe as të tjerët nuk janë në gjendje t’ju shohin qartë. Të qenit i vetëdijshëm për këtë mburojë të çuditshme do t’ju ndihmojë të dilni prej saj.
Bricjapi
Mos u nxitoni dhe të thoni jo pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Të kesh një rrjedhë të vazhdueshme informacioni do t’ju ndihmojë të çoni karrierën tuaj në një nivel tjetër. Mos u turpëroni për talentin që keni.
Ujori
Puna juaj është në fazën që do të vlerësohet. Sigurohuni që njerëzit përreth jush të vlerësojnë orët e vështira dhe të gjata që bëni çdo ditë. Lërini këta njerëz të dinë se keni nevojë për falënderime dhe lëvdata herë pas here. E keni fituar.
Peshqit
Vlerat tuaja njerëzore kanë një peshë shumë të madhe në institucionin ku ju punoni. Tensioni ka të ngjarë të rritet sot, por mos lejoni që t’ju rrëzojë. Shikoni pamjen e madhe dhe qëndroni atje, pavarësisht nga kundërshtarët tuaj. Bëhu i fortë.