Dashi
Një koleg në punë do t’iu përkrahë si rrallëherë, ndaj vlerësojeni. Besnikëria e këtij personi ndaj jush shkon shumë më thellë nga sa mendoni. Dijeni se mund të mbështeteni te njerëzit kyç sot.
Demi
Tregohuni më të vendosur në ato çka kërkoni. Ju mund të zbuloni se mënyra më e mirë për të krijuar harmoni me njerëzit me të cilët punoni është t’i çoni gjërat në ekstreme. Vetëm duke kuptuar të dy skajet e spektrit do të arrini një ekuilibër.
Binjaket
Sot do të jetë një ditë me fat për ju. Njerëzit që vijnë në kontakt me shikimin tuaj, qoftë edhe virtualisht, do të magjepsen në një mënyrë të tillë që ju thjesht do të jeni në gjendje t’i kontrolloni me mendjen tuaj. Fuqia juaj mbi të tjerët është më e madhe se sa mendoni.
Gaforrja
Yjet parashikojnë një ditë të pazakontë për ju për sa i përket financave. Ndoshta nuk do të jetë i madh, por megjithatë do të jetë i mirëpritur. Ndoshta dikush ju ka borxh para prej shumë kohësh dhe më në fund i kthen ato tek ju.
Luani
Ju keni aftësi për ti kuptuar gjërat më mirë se kushdo tjetër. Kjo aftësi do të jetë jashtëzakonisht e fortë – dhe jashtëzakonisht e vlefshme në një kohë si kjo. Mos kini frikë të hetoni më thellë se zakonisht.
Virgjëresha
Tregohuni realistë dhe me këmbë në tokë sot, mos u nxitoni për vendime të gabuara pasi yjet nuk janë në favorin tuaj. Ajo që mund të fillojë si një shaka miqësore mund të bëhet e shëmtuar shumë shpejt. Është më mirë të mos filloni asgjë.
Peshorja
Është momenti që të bëni hapa para sa i përket projekteve të lëna pezull. Ju keni një përpjekje të jashtëzakonshme për të përfunduar çdo gjë që keni në pjatën tuaj, kështu që vazhdoni në këtë trajektore pozitive. Me siguri do të godisni objektivin që po synoni.
Akrepi
Kontrolloni emocionet pasi gjatë ditës së sotme do të jeni më të ndjeshëm se kurrë më parë. Pozicioni i sotëm i trupave qiellorë ju ofron papritur një dritë të mprehtë dhe ju e kuptoni se në një nivel tjetër ju tashmë e njihni njëri-tjetrin shumë mirë dhe sapo jeni duke u ritakuar.
Shigjetari
Përpiquni që të ruani qetësinë pasi do të keni një periudhë të tensionuar në punën tuaj duke nisur nga sot. Kjo ndihet si dita kur një konfrontim i madh do të çojë në një ndryshim në dinamikën e punës suaj. Besoni se ky ndryshim do të jetë për më të mirën.
Bricjapi
Tregohuni më këmbëngulës dhe kërkues ndaj vetes, pasi një punë e mirë kërkon impenjim maksimal. Ata duan një hetim të mirë të situatës në fjalë. Çdo raport që jepni – qoftë me gojë apo me shkrim, duhet të paraqitet me kujdes.
Ujori
Mos u ankoni se po lodheni pasi në fund do të kuptoni se vërtet sakrifica ja paska vlejtur. Do të zbuloni pjesën e humbur të enigmës që keni shpresuar të gjeni. Tani gjithçka po shkon në vendin e duhur ashtu siç duhet të jetë. Ju jeni në vendin e duhur në kohën e duhur.
Peshqit
Edhe për ju parashikohet një ditë mjaft e tensionuar ndaj përpiquni të ruani qetësinë. Metodat tuaja të zakonshme për të fituar dikë ose për të bindur dikë nuk do të funksionojnë aq lehtë sa zakonisht.