Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur në Çikago në SHBA, ku dy gjimnazistë të moshës 16 dhe 17-vjeç, janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e huaja, dyshohet se adoleshentët janë qëlluar nga persona të armatosur, në momentin kur ishin duke dalë nga shkolla. Dy automjete kanë ndaluar përpara tyre, persona të mbuluar fytyrën më kapuç, kanë dalë jashtë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy gjimnazistëve.
Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qëlluar rreth 20 herë me armë zjarri.Ndërkohë, nxënësit e identifikuar janë 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams. Departamenti i Policisë së Çikagos, po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.
2 Innovations High School students shot and killed near Madison and Wabash in downtown Chicago this afternoon.
— Edward G. 🇺🇸🦅 (@realEdwardG) January 27, 2024
One started to move for a second, but then stopped. pic.twitter.com/gUw8cCW6ch