fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

OBSH në alarm: Nuk duhet t’ju jepni shurup fëmijëve nën 6- vjeç

Tirana Press by Tirana Press
14/01/23 - 04:45 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Shëndet
A A
OBSH në alarm: Nuk duhet t’ju jepni shurup fëmijëve nën 6- vjeç
2
VIEWS

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fëmijëve në Uzbekistan nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, të cilat prodhohen nga kompania me bazë në Noida, Marion Biotech. Kompania me bazë në Noida është vënë në qendër të vëmendjes pasi Uzbekistani pretendoi vdekjen e 18 fëmijëve për shkak të konsumit të shurupit të kollës të prodhuar prej tyre.

Në një raport të publikuar së fundmi, OBSH ngrenë alarmin për shurupet e kollës të prodhuara nga indianët ku thekson se ato janë nën standardin e duhur.

“Produktet mjekësore nën standarde të prodhuara nga Marion Biotech, janë produkte që nuk përmbushin standardet ose specifikimet e cilësisë”.

Lexo mëShumë

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

Sipas The Healthinside, OBSH ka theksuar në mënyrë shumë specifike se shurupet e kollës të prodhuara nga kompania janë “nën standard” dhe me këtë nënkuptojnë se ilaçi nuk ka përmbushur standardet e cilësisë dhe për këtë arsye nuk duhet të prodhohet apo përdoret. Në një njoftim të publikuar në faqen e zyrtare të OBSH-së, ata kanë specifikuar dy produkte në Uzbekistan si “nën standard” ose të kontaminuar.

Sipas raporteve të OBSH-së, laboratorët kombëtarë të kontrollit të cilësisë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Uzbekistanit kryen një analizë laboratorike mbi shurupet e kollës. Rezultatet treguan sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe/ose etilen glikolit si ndotës. Agjencia shëndetësore e OKB-së shtoi se, “Produktet nën standarde janë të pasigurta dhe përdorimi i tyre, veçanërisht te fëmijët, mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje”.

A duhet t’u jepen fëmijëve shurupe kundër kollës?

Ekspertët thonë se fëmijëve, kryesisht foshnjeve dhe të vegjëlve nuk duhet t’u jepen fare shurupe kundër kollës. Nuk duhet t’i jepet askujt që është më pak se gjashtë vjeç. Në vend të kësaj, prindërit mund të përdorin ilaçe shtëpiake për të kuruar kollën dhe të ftohtin, për shembull, mjaltë ose një pikë limoni. Pediatrit kanë deklaruar se ndonjëherë prindërit priren të vetë-mjekojnë fëmijën e tyre me shurupe kundër kollës pa recetë. Ky është një hap shumë i rrezikshëm. Shurupet e kollës shpesh u jepen fëmijëve nga prindërit si zgjidhje për kollën por, shurupet nuk e shërojnë këtë problem. Ekspertët thonë se shurupet e kollës nuk janë një trajtim kurues por, simptomatik.

Artikuj të Ndërlidhur

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin
Shëndet

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

06/04/24 - 08:31
13
Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë
Shëndet

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

30/03/24 - 02:02
4
Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë
Sociale

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë

12/01/24 - 09:55
21
Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante
Sociale

Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante

08/06/23 - 08:44
4
Next Post
Anglia do t’i dërgojë tanke Ukrainës, Sunak: Do rrisim mbështetjen ndaj Kievit

Anglia do t’i dërgojë tanke Ukrainës, Sunak: Do rrisim mbështetjen ndaj Kievit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.