Notarja braziliane, Ana Krolina Vieira, u përjashtua nga Lojërat Olimpike në Paris, sepse doli pa leje për të takuar të dashurin Gabriel Santos dhe për të shijuar jetën e natës.
Sipas mediave braziliane, kur Komiteti Olimpik Brazilian i kërkoi llogari, ajo iu kthye keq dhe mjaft agresive, duke treguar mungesë respekti.
Edhe partneri i saj Santos u penalizua nga garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, mirëpo kërkoi falje për veprimin dhe i shpëtoi pezullimit.
Çifti është pjesë e “Esporte Clube Pinheiros”, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.