Disa nga shenjat që do të përmendim mund të qajnë edhe para jush, ndërsa disa mund të shpërthejnë kur janë vetëm, sepse nuk duan që ju t’i shihni duke qarë. Janë të ndjeshëm, nuk i durojnë dot fjalët e rënda, kritikat, refuzimet apo në përgjithësi ndonjë vështirësi në jetën e tyre dhe kështu “emërohen”. Le të shohim pak më poshtë se cilat janë tre shenjat më emocionale të zodiakut.
Gaforrja
Gaforrja është ndoshta shenja më emocionale. Ajo është aq e ndjeshëm dhe romantike, saqë në rastin më të vogël sytë i mbushen me lot. E ka shumë e lehtë shpërthej në lot, vetëm sepse ajo kujtoi diçka që ka ndodhur në të kaluarën. Dhe na besoni, Gaforrja është ndoshta e vetmja shenjë që “e mendon” aq shumë të kaluarën e saj, sa nuk e harron dhe nuk i shpëton dot.
Ata ruajnë edhe gjëra të vogla si kujtime të vjetra dhe bëjnë një krahasim me gjërat që kanë ruajtur që atëhere me gjëra të tanishmen. Gaforrja do të qajë ose para jush, ose vetëm, pasi sytë i kanë me të vërtetë të mbushur me lot në çdo moment.
PESHORJA
Peshorja është e ngjashme me Gaforren në këtë aspekt. Çshtë e ndjeshme dhe shumë “e brishtë”. Sigurisht, ajo nuk merret me të shkuarën, por me të tashmen.
Ata nuk i durojnë dot presionet, të bërtiturat, tensionet apo problemet. Do të “mposhten” lehtësisht dhe do të shpërthejnë në lot. Peshorja nuk është ajo që ne e quajmë “e fortë” që të mund të mbajë emocionet dhe aq më tepër lotët. Dhe as që i intereson.
PESHQIT
Treshja e listës sonë është mbyllur nga Peshqit. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, nëse Gaforrja është e ndjeshme, ju duhet të shihni Peshqit. “Dorëzohen” për gjënë më të vogël. Ata janë të pushtuar nga emocionet dhe për fat të keq të tyre është një “sfungjer” që thith gjithë energjinë negative të njerëzve që e rrethojnë.
Peshqit janë aq të ndjeshëm sa qajnë për gjënë më të vogël. Edhe nëse thjesht sheh një mace të lënduar në rrugë. Ajo qan fshehurazi dhe haptazi. Lotët rrjedhin si shatërvan për këtë shenjë.