Nata e mbrëmshme nuk ishte e qetë për skuadrën e Milanit, pasi tifozët e Napolit ishin mbledhur afër hotelit ku përpiqeshin ti mbanin zgjuar lojtarët me zhurmat e tyre.
Tifozët e Napolit ishin mbi 200 veta dhe mbanin një flamur tek këndonin dhe brohorisnin pafund që të shqetësonin ekipin e Milanit meqenëse sot ishte ndeshja dhe nuk donin që të korrte sukses Milani por vetë Napoli.
Tifozët e kishin vendosur të bezdisnin lojtarët dhe stafin kuq e zi me zhurmat e tyre që mos të pushonin po të qëndronin zgjuar deri në ndeshje dhe të mos të ishin përqendruar te loja.
Sipas raportimit Milani pak a shumë priste një situatë të tillë, ndaj e panë të arsyeshme të zgjidhnine pjesën e pasme të hotelit. Për ta ishte hera e parë që shkonin një ditë para sepse ndeshjet e kampionatit iknin ditën e ndeshjes.
Këtë herë ishin të detyruar të qëndronin për shkak të udhëzimeve që do merrnin nga UEFA. Me sukses do ia dilnin pavarsisht shqetësimeve ishin më përqendruar se kurrë.
Momenti më i keq për Milanin nuk ishte shqetësimi i tifozëve, sipas raportimit po momenti ku kuqezinjtë nuk po gjenin Marko Van Bastenin që kishte ngelur në ashensor para se të niste ndeshja.