Aeroporti kryesor i Holandës Schiphol po ndryshon kursin në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe pakësimit të zhurmës.
Amsterdami i pari vend që mori vendimin e ndalimit të fluturimeve të natës dhe fluturimet private. Një vendim shumë i rëndësishëm për vendin pasi mendon për sigurin e njerëzve dhe qetësinë e vendit.
Nga ky vendim nuk u prit mirë nga vendet e tjera, sepse kishte një numër relativisht të lartë të fluturimit të avionëve, kështu që e panë me një sy kritik e ku më pas ngritën akuza.
Në Amsterdam puna ka nisur me rregulla që pas vendimit, duke caktuar një numër të kufizuar fluturimesh.
Këtu shikojmë që shtetet dhe vendet të tjera nuk po ju intereson shëndeti i tyre, qetësia publike dhe siguaria e njerëzve. Kohët e fundit kemi parë një anullim të shpeshtë të kompanive të ndryshme të fluturimit, jo vetëm natën, por shumica ditën.
Shtohet pyetja pse ndodh kjo?
Patjetër që ka dhe një përgjigje. Pakujdesia bën të veten dhe defektet teknike janë të shpeshta, duhet të jenë më të vëmendshëm. Justifikohen që ishte defekt teknik. Ndodhin anulimet ditën , natën akoma më keq.
Por a është e drejtë kjo ?
Të thuash që janë gjëra që ndodhin është e vërtetë, por çfarë bëjnë për ti parandaluar këto dhe masat që meren a zbatohen rreptësisht ?
Sipas mendimit tim nuk është e drejtë, sepse duhet të jenë më të përgjegjshëm duke u kujdesur për detajet dhe duke mos neglizhuar qoftë edhe detajin më të vogël që u duket më i parëndësishëm. Lajmërimi i pasagjerëve në momentin e fundit, shkakton jo vetëm pakënaqësira por humbin besimin dhe në udhëtimet e ardhshme ndihen të pasigurtë. Si pasojë disa nga ata ndihen të pambrojtur.
Kjo tregon që duhet të reflektojnë të gjitha shtetet e vendet në botë për të shmangur incidentet që mund të ndodhin. Përfshirë shumë faktorë duke nisur që siguria e pasagjerëve që këtu drejtpërdrejt ndikon te vetë vendi dhe kompania e fluturimit ku mund të mos ikin më në atë vend apo shtetin ku ndodh. Gjithashtu prishja e qetësisë publike e cila është një element shumë i rëndësishëm dhe duhet ta theksojmë se çon në ndotje akustike e si pasojë fillojnë pakënaqësira.
Përfundimisht të gjithë duhet të marin vendimin për të parandaluar rreziqet që mund të ndodhin .Është e vështirë të arrijnë rezultate të menjëhershme, por jo e pamundur.