Një ngjarje e rrallë historike po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar. Për herë të parë pas 7 dekadash është kurorëzuar një monark i ri në Britaninë e Madhe. Arqipeshkvi i Kanterbërit kavendosur mbi kokën e Mbretit Charles III kurorën e Shën Eduardit, duke kulmuar kështu ceremoninë madhështore të kurorëzimit.
Ceremonia e zhvilluar në Abacinë e “Westminster” u mbajt në kushte të rrepta sigurie dhe me pompozitetin që i takon kurorëzimit të një prej mbretërive më jetëgjata në botë.
Pas vendosjes së kurorës, përshëndetje me të shtëna armësh u dëgjuan nga 13 qytete të ndryshme të mbretërisë, përfshi Edinburgun e Skocisë, Kardifin e Uellsit dhe Belfastin e Irlandës së Veriut.
Ceremonia kryesore me të shtëna armësh u realizua në Kullën e Londrës, ndërsa kambanat e Abacisë së “Westminster” u dëgjuan të binin për të festuar momentin historik.