Pas një muaji me furtunë e plot të pa pritura siç ishte Marsi, duket se muaji që tashmë ka pak ditë që ka hyrë do të jetë më i qetë. A do të qetësojë muaji Prill trrazirat që shkaktoi marsi? Ju ftojmë të lexoni më poshtë
DASHI (21.03. – 20.04.)
Karriera: Jeni në rrugën e duhur, plot ide dhe mund të përparoni, sepse keni mbështetje planetare. Qasja juaj imagjinative dhe krijuese sjell sukses në të gjitha fushat profesionale, veçanërisht nëse jeni të angazhuar në art ose me ndonjë profesion krijues. Në gjysmën e dytë të muajit do të mund të filloni zbatimin e disa projekteve që i keni konceptuar më herët, apo që i keni planifikuar prej kohësh, por deri më tani nuk ju është krijuar mundësia për realizim. Mund të ndiheni shumë entuziastë dhe të frymëzuar dhe të rrezikoni të “rrëmbeheni” pak, por ndikimi i Marsit sjell njohuri të qarta dhe mundëson kujdes në fushën financiare që do të shpërbleheni, pa pasur nevojë të rrezikoni.
Dashuria: Deri në mesin e muajit prill, marrëdhëniet e dashurisë dhe marrëdhëniet me personin e dashur do të zhvillohen pa entuziazëm dhe interes të veçantë, por edhe pa mosmarrëveshje dhe dramë. Është e qetë dhe e qëndrueshme dhe pikërisht kur ndiheni të mërzitur dhe të shqetësuar se jeni larguar nga personi juaj i dashur, Venera hyn te Binjakët dhe i vë gjërat në lëvizje. Shkëndija ndizet, por edhe Marsi hyn në veprim dhe sjell konflikte, kryesisht për shkak të pozicioneve të ndryshme për disa çështje më pak të rëndësishme. Do të pajtoheni lehtësisht për gjëra të mëdha – për shembull, nëse niveli i ardhshëm i marrëdhënies, fillimi i një martese ose zgjerimi i familjes është në rrugë e sipër. Nëse jeni beqarë/beqare, sharmi dhe karizma juaj do të tërheqë vëmendjen, por kryesisht tërheqja seksuale është ajo që do t’i vërtetoni vetes. Aventurat dhe marrëdhëniet sipërfaqësore janë të lehta për t’u arritur, por ju nuk do të kënaqeni, sepse po kërkoni diçka më shumë. Në gjysmën e dytë të muajit do ndiheni më të qetë dhe më të qëndrueshëm dhe do mund të filloni një lidhje.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Karriera: Një periudhë mjaft e favorshme ju pret, keni kapërcyer vështirësitë e periudhës së mëparshme, aktivitetet po intensifikohen, ndërsa aftësia juaj për të marrë vendime është në nivel të lartë. Do të merrni mbështetje për të gjitha planet tuaja dhe ndryshimet që do t’i bëni, ato do të fillojnë të tregojnë rezultate. Mund të keni një mundësi për fitime shtesë, të cilat nuk duhet t’i humbisni – të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen gjatë muajit prill dhe projektet që do të filloni në këtë periudhë do të jenë të frytshme dhe fitimprurëse në planin afatgjatë. Ju funksiononi mirë në mënyrë të pavarur dhe në punën ekipore tregoni fleksibilitet dhe mirëkuptim për nevojat dhe idetë e të tjerëve, gjë që ju siguron bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe marrëdhënie kolegjiale – që është një pjesë e rëndësishme e suksesit tuaj.
Shëndeti: Sa më shumë që të jeni të relaksuar dhe të qetë, aq më lehtë do të përballeni me sfida dhe do të keni më shumë energji për obligimet e përditshme. Keni nevojë të lëvizni më shumë dhe të qëndroni në natyrë.
Dashuria: Ndikimi i Saturnit siguron stabilitet, mirëkuptim dhe intimitet në marrëdhëniet me personin tuaj të dashur. Komunikimi është i shkëlqyer dhe të dy ndieni një lidhje të fortë – në këtë periudhë mund të realizoni plane të përbashkëta në lidhje me dekorimin e shtëpisë apo zhvendosjen dhe nëse filloni një biznes të përbashkët do të jeni shumë të suksesshëm. Gjeni kohë për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit dhe shijoni momente relaksi, dalje për darkë, fundjavë së bashku. Nëse jeni vetëm, do të jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe mund të tërhiqni një person që ka nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim – kini kujdes, sepse jeni gati të jepni bujarisht më të mirën nga vetja dhe kjo mund t’ju tërheqë në një marrëdhënie toksike, nga e cila do e kanë të vështirë të heqin qafe. Merreni me qetësi ndjenjat tuaja dhe mos lejoni që romanca të turbullojë mendjen tuaj.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Karriera: Aspektet planetare nuk janë të favorshme për avancim në karrierë, marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët do jenë stresuese, gjë që do të ndikojë në rezultatet tuaja. Ju duhet një plan rezervë për të kapërcyer vështirësitë, të cilat mund të përfshijnë kërkimin e një pune tjetër. Ndërkohë, qëndroni të fokusuar në detyrat e përditshme dhe kujdesuni për gjërat e vogla, në mënyrë që të shmangni gabimet, të cilat do t’ju shtojnë stresin dhe do t’ju pakësojnë rezultatet. Në gjysmën e dytë të muajit mund të merrni mbështetje për idetë dhe planet tuaja, por duhet të jeni selektiv dhe pragmatik, në mënyrë që të futeni në zbatim pa shumë komplikime.
Shëndeti: Duhet të kaloni më shumë kohë në natyrë për të përtërirë energjinë tuaj apo të bëni një aktivitet të shkurtër fizik që të ndiheni më të fuqishëm dhe më të shëndetshëm.
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin tuaj të dashur mbizotëron harmonia. Personi i dashur përpiqet t’ju ndihmojë dhe tregon mirëkuptim për të gjitha nevojat dhe dëshirat tuaja dhe ju ia shpërbleni me mirënjohje. Ju funksiononi njësoj mirë si në çift ashtu edhe në mënyrë të pavarur, duke justifikuar besimin dhe respektin që i tregoni njëri-tjetrit. Ju mund t’i përballoni të gjitha sfidat e tjera së bashku dhe mund t’i prisni ato brenda familjes, me anëtarët më të mëdhenj ose fëmijët. Nëse jeni vetëm, do të keni një jetë të pasur shoqërore – ftesa për t’u shoqëruar dhe për të dalë do të vijnë nga të gjitha anët dhe do të keni mundësinë të takoni njerëz interesantë, ose të lidheni më thellë me dikë për të cilin keni ndjerë simpati një kohë të gjatë. Në këtë periudhë mund të filloni një lidhje, e cila ka mundësi të bëhet serioze dhe e qëndrueshme, parashikojnë yjet.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Karriera: Perspektivat për avancim në karrierë janë të mëdha! Keni mbështetjen e bashkëpunëtorëve dhe kolegëve më të vjetër dhe më me përvojë, të cilët do t’ju ndihmojnë të arrini më lehtë qëllimet tuaja. Mesi i muajit është i favorshëm për Gaforret që po bëjnë një ndryshim në karrierë ose kërkojnë një punë të re – mundësitë po hapen, gjasat janë të shumta dhe ju vetëm duhet të vendosni se në cilin drejtim dëshironi të vazhdoni, pra ku e shikoni veten në pesë dhe dhjetë vjetët e ardhshëm. Ju mund të realizoni ambiciet dhe ëndrrat tuaja nëse qëndroni të fokusuar dhe dini se çfarë dëshironi. Dhe mund ta gjeni veten në një pozicion për të zgjedhur midis një pune të qëndrueshme dhe jo stresuese që sjell më pak të ardhura (por të kënaqshme) dhe një pune të pasigurt dhe sfiduese, e cila varet nga përpjekjet tuaja, por mund t’ju sjellë suksese shumë më të larta financiare.
Shëndeti: Stomaku ju është bërë pikë e dobët, për shkak të moskontrollimit të ushqimit dhe të pijeve. Është koha të mendoni për dietë.
Dashuria: Në fushën e marrëdhënieve të dashurisë, Marsi dominon dhe sjell tension. Yjet ju këshillojnë të përmbaheni dhe të silleni në mënyrë diplomatike, nëse doni të ruani paqen, pra të mos prishni marrëdhëniet aq shumë sa ta keni të pamundur t’i riparoni. Prisni gjysmën e dytë të muajit, kur Venera do të tregojë ndikimin e saj dhe ndërkohë përdorni mbështetjen e Merkurit dhe zhvilloni një komunikim të ndjeshëm. Të shprehësh ndjenjat dhe nevojat tuaja është krejtësisht e ndryshme nga presioni, bezdisja dhe kritika – bëjeni këtë ndryshim të prekshëm dhe të dukshëm për personin tuaj të dashur. Nëse jeni vetëm, mund ta gjeni veten në një situatë që provokon ndjenjat tuaja të ndrydhura dhe kujtimet e dështimeve dhe fatkeqësive në dashuri – përdorni këtë mundësi për të zotëruar mësimet tuaja dhe për të mos përsëritur modele të sjelljes toksike. Ndjenjat janë intensive gjatë kësaj periudhe, por ato nuk lindin për t’u lidhur me një person tjetër dhe për të krijuar një marrëdhënie – por për t’u lidhur me veten, në një nivel më të thellë.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Karriera: Saturni ndikon në fushën tuaj të karrierës dhe sjell sfida serioze dhe nevojën për të rishqyrtuar planet tuaja dhe mënyrat e vendosura të punës. Mund të ndiheni mjaft të “dëshpëruar” dhe të mendoni të largoheni apo të ndryshoni punën tuaj, gjë që është një ide e mirë, por motivet tuaja duhet të jenë të drejta. Bërja e një ndryshimi karriere ose ndërrimi i punës duhet të vijë nga nevoja për t’u zhvilluar, shprehur dhe realizuar, jo nga ndjenjat e pafuqisë ose zemërimit. Mënyra e duhur e të menduarit përcakton rrugën që ia vlen të ndiqni, ndaj mos merrni vendime të rëndësishme në mënyrë impulsive, por informohuni mirë, vlerësoni rrezikun, përcaktoni arsyet “për” dhe “kundër” dhe jepini vetes kohë për t’i përpunuar të gjitha, derisa të jeni të sigurt se çfarë është më e mira për ju.
Shëndeti: Askush nuk mund t’i kuptojë emocionet dhe reagimet tuaja të mëdha, sikur edhe atë që po ndodh në kokën tuaj.
Dashuria: Yjet ju këshillojnë të shikoni posesivitetin tuaj dhe të kuptoni se ai rëndon dhe ngufat personin tuaj të dashur dhe të “lëshoni pe” pak – në vend të nevojës për kontroll, pasiguri dhe xhelozi, tregoni besim, respekt dhe mirëkuptim. Këto janë ndryshimet që duhet të bëni, për të mos dëmtuar një marrëdhënie cilësore dhe që ka vlerë për përpjekjet tuaja. Mësimi emocional për ju është më pak egoizëm dhe më shumë dashuri për veten, gjë që do t’ju mundësojë të keni një shkëmbim intensiv me personin tuaj të dashur, gjë që ju inkurajon të dyve të vazhdoni përpara dhe të zhvilloheni. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që nuk është aspak tipi juaj – dhe kjo mund të jetë një pikë kthese në botën tuaj emocionale dhe në jetën tuaj. Nëse jeni gati të pranoni diçka që nuk e keni pritur dhe planifikuar dhe që nuk futet në “listën tuaj të dëshirave”, mund të jeni shumë të lumtur!
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Karriera: Me punë mund të arrini shumë. Marrëdhëniet kolegjiale, partneriteti dhe raportet e tjera të biznesit do të jenë të përzemërta, gjë që do t’ju ndihmojnë të përfundoni në kohë detyrat tuaja. Ju do të ndieni një nxitje të madhe nëse jeni të angazhuar në punë krijuese ose art – do të jeni shumë produktivë dhe do të promovoni me sukses punën tuaj. Nëse jeni duke menduar për ndryshimin e punës ose ndryshimin e karrierës, vazhdoni të mendoni – mos merrni vendim përpara se të mblidhni më shumë informacione dhe të vlerësoni objektivisht rrezikun. Një periudhë e mirë për udhëtime pune – lidhja me jashtë mund të rezultojë në bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të ardhura të mira në planin afatgjatë. Shmangni të gjitha spekulimet financiare, investimet dhe huat e rrezikshme.
Shëndeti: Nëse do ta shpenzoni fuqinë e cila tashmë ju mungon, lehtë mund t’i aktivizoni problemet e natyrës hormonale dhe nervore, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Saturni kërkon që të jeni më të përgjegjshëm në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, gjë që mund të krijojë probleme – jo sepse nuk jeni mjaftueshëm përgjegjës, por sepse nuk e tregoni kujdesin dhe përkushtimin tuaj në mënyrën se si i duhet personit tuaj të dashur. Mjafton të pyesni hapur dhe drejtpërdrejt personin tuaj të dashur se për çfarë ka nevojë nga ju, si dëshiron që t’i shprehni ndjenjat tuaja dhe cilat forma të vëmendjes i pëlqen më shumë. Në marrëdhëniet e reja, kjo është një mundësi për të hedhur një themel të shëndetshëm për zhvillimin e marrëdhënieve. Në marrëdhëniet e gjata, kjo do të thotë që nevojat dhe dinamika e marrëdhënies ndryshojnë dhe se ju duhet të përshtateni me ndryshimin. Nëse jeni vetëm, do të ndiheni energjikë dhe plot entuziazëm përsa i përket shoqërimit, njohjes me njëri-tjetrin, flirtit – do të hapen mundësi të shumta, por do të jeni më të prirur për të mbajtur të hapura opsionet tuaja dhe për të vënë në dyshim dëshirat dhe nevojat tuaja në vend që të përqendroni të gjithë vëmendjen tuaj tek dikush. Planetët ju inkurajojnë të relaksoheni, të reduktoni kritikat dhe të rrisni pranimin – thelbi i lidhjes është të pranoni dikë ashtu siç është dhe të prisni dhe merrni të njëjtën gjë nga personi tjetër.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Karriera: Një periudhë e mirë për avancim në karrierë – nëse jeni të angazhuar në punë krijuese, do të dalloheni në fushën tuaj. Në mjedisin e biznesit ka një atmosferë harmonike, e cila për ju është një kusht i domosdoshëm për të menduar në mënyrë kreative dhe efikasitet në punë. Mund t’ju duhet të bëni disa kompromise dhe nëse jeni duke menduar për ndryshimin e vendit të punës, bëni disa hulumtime dhe përgatitje bazë përpara se të merrni një vendim. Udhëtimet që kanë të bëjnë me biznesin mund të jenë me përfitim të madh për ju. Lëreni zgjerimin e biznesit për periudhën e ardhshme dhe shmangni rreziqet financiare.
Shëndeti: Probleme me fytin dhe me gjëndrat, nëse nuk i sanoni me kohë, mund të bëhen kronike. Pini më pak duhan dhe shtoni optimizmin.
Dashuria: Marsi ndikon në marrëdhëniet tuaja të ngushta dhe të gjitha marrëdhëniet e tjera ndërpersonale. Prisni që ndikimi të kalojë – në gjysmën e dytë të prillit, presioni do të ulet dhe do ta keni më të lehtë të gjeni një gjuhë të përbashkët me të gjithë, siç dini ta bëni zakonisht. Në gjysmën e parë të muajit, mund të përjetoni ekstreme emocionale në marrëdhëniet me personin e dashur – nga ekstaza te padurimi. Merreni këtë si një shenjë se ndjenjat janë të gjalla dhe të forta dhe përpiquni të shikoni shkaqet e mbindjeshmërisë suaj – dhe ato nga përvojat tuaja të kaluara (të cilat nuk i keni përpunuar dhe nuk keni nxjerrë mësim) reflektojnë në marrëdhëniet tuaja aktuale. Nëse jeni vetëm, mund të jetë gjithashtu e vështirë për ju të menaxhoni emocionet, mund të ndiheni të sfiduar dhe të mbingarkuar nga situata dhe ngjarje që nuk ju shqetësojnë personalisht. Mundohuni të mos mbani qëndrim publikisht (në shoqërinë kolektive, më të madhe apo në rrjetet sociale), sepse ka mundësi që gjykimi juaj të jetë i turbullt dhe të mos jeni objektiv. Ju gjithashtu mund të reagoni ndaj dikujt që ju intereson, ose po përpiqet t’ju interesojë – mbani distancën derisa t’i shihni gjërat më qartë.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Karriera: Planetët ju inkurajojnë të vazhdoni me punën tuaj të përkushtuar, sepse kështu do të arrini përparim në karrierë. Eprorët tashmë kanë një mendim të mirë për ju, ashtu si edhe kolegët, dhe kjo është një atmosferë në të cilën mund të dalloheni, veçanërisht nëse ka të bëjë me punë analitike dhe buxhete ose parashikime për lëvizjet e tregut dhe idetë e marketingut. Në këtë periudhë, ju mund të merrni një titull më të lartë dhe përgjegjësi më të madhe – hidhni frikën se nuk jeni në nivelin e detyrës dhe mbështetuni në intuitën tuaj. Shmangni rreziqet financiare dhe konfliktet që mund t’ju çojnë në gjykatë.
Shëndeti: Rraskapitja, lodhja dhe humori jo i mirë janë reagim i organizmit ndaj kujdesit të pamjaftueshëm si edhe ndaj shumë shprehive të këqija. Hani më shumë pemë dhe perime të freskëta, uleni dozën e kafes, flini më shumë!
Dashuria: Shmangni konfliktet me personin tuaj të dashur, si dhe me anëtarët e familjes dhe njerëzit e afërt, të cilat mund të lindin për shkak të padurimit dhe prirjes suaj për të gjykuar ashpër, ose për të reaguar tepër (me frikë, zemërim, lëndim), pa një arsye të vërtetë dhe të qartë. Meqenëse do të ndiheni patjetër në faj nëse lëndoni personin tuaj të dashur, përpiquni të mos e bëni fare. Në të njëjtën kohë, kini mirëkuptim dhe durim me veten tuaj. Nëse jeni vetëm, përpiquni të kuptoni më mirë veten, motivet dhe reagimet tuaja. Ndjenjat janë të forta dhe dërrmuese gjatë kësaj periudhe dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë për disa veprime dhe gabime të së kaluarës. Falni, lironi barrën emocionale, në mënyrë që të mund të hapni veten ndaj ndërveprimeve dhe ndikimeve pozitive.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Karriera: Përfitoni nga zhvillimi i shpejtë që ju japin ndikimet planetare – është thelbësore që të jeni të qëndrueshëm ndaj qëllimeve tuaja dhe të jeni të sinqertë në rrugën tuaj drejt suksesit. Merkuri ju ndihmon të jeni praktik dhe të qëndroni në rrugën e duhur. Është koha të mbështeteni në aftësitë tuaja dhe të keni besim te vetja dhe të përfundoni punën që keni nisur. Kujdesuni të shmangni konfliktet me kolegët dhe të moshuarit, pasi kjo mund t’ju pengojë në arritjen e qëllimeve tuaja – ruani harmoninë në mjedisin e biznesit dhe në vendin e punës. Ekziston një ndjenjë pasigurie për të ardhmen tuaj, e cila do të ndikojë në aftësinë tuaj për të marrë vendime – mund të përpiqeni të kërkoni një transferim ose ndryshim pune, por kjo nuk mbështet përparimin dhe zhvillimin tuaj në këtë periudhë.
Shëndeti: Mos e teproni me ushqim dhe me pije, sepse rreziku vjen nga to. Bëhuni i kujdesshëm.
Dashuria: Marrëdhëniet e dashurisë drejtohen nga ndikimet e kundërta të Jupiterit dhe Saturnit – Jupiteri sjell cilësi empatie dhe një qëndrim dashamirës, ndërsa Saturni ju bën të shqetësoheni për veprimet tuaja. Keni nevojë për një qasje pajtuese në marrëdhëniet me personin tuaj të dashur, veçanërisht në momentet kur ndodhin keqkuptime dhe konflikte. Investoni energji dhe vëmendje për të gjetur kompromis në çdo situatë. Tregojini personit tuaj të dashur se e dashuroni, se mund të mbështetet te ju dhe se ju i respektoni dëshirat dhe nevojat e tij – kjo nuk është një përpjekje veçanërisht e madhe për ju, por do të rivendosë harmoninë në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm, sharmi juaj do të tërheqë vëmendjen dhe simpatinë. Lëreni shkëlqimin tuaj të shkëlqejë, lëreni të funksionojë dhe të shkaktojë ndjenja pozitive tek ju dhe rreth jush. Do të mund të lidheni me dikë që ju pëlqen, por nëse doni një lidhje serioze, duhet të jeni më të përkushtuar dhe të matur. Për të marrë pjesë në një marrëdhënie të ndershme dhe përmbushëse, duhet të hiqni dorë nga një pjesë e pavarësisë suaj, me të cilën jeni mësuar dhe mendoni se keni çdo të drejtë ta keni. Nëse keni sukses në këtë, do të thotë se jeni gati për një lidhje.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Karriera: Ndikimi i favorshëm i planetit do t’ju mbështesë për të arritur qëllimet tuaja, me qetësi, me ndihmën e të menduarit logjik, i cili do të drejtojë ambiciet tuaja dhe vendimet e biznesit. Marrëdhëniet e biznesit do të jenë të qëndrueshme, të hapura dhe të këndshme – atmosfera e përparimit dhe inkurajimit ju jep energjinë që ju nevojitet për të qëndruar konsekuent dhe për të ruajtur standardet që ia keni vendosur vetes. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të keni ndihmë të rëndësishme këshilluese nga kolegë dhe ekspertë më të vjetër të fushës me të cilën po merreni, në formën e një marrëdhënie mentorimi ose një miqësie të përzemërt. Kjo do të pasurojë njohuritë tuaja dhe do t’ju ndihmojë të promovoni punën tuaj dhe të fitoni para – gjë që do t’ju bëjë veçanërisht të lumtur.
Shëndeti: Problemet shëndetësore po sanohen, ndërkaq vëmendje juaj është orientuar në çaste të mira jetësore. Jeni plot energji pozitive.
Dashuria: Gjatë muajit, marrëdhëniet me personin e dashur do të rriten dhe zhvillohen në një atmosferë qëndrueshmërie dhe konsekuence – avanconi jetën tuaj të dashurisë dhe kushtojini vëmendje personit të dashur dhe shijoni intimitetin që sërish po zgjohet në marrëdhëniet e gjata, ose sapo zbulohet në marrëdhënie të reja. Gjërat ndodhin në një mënyrë të relaksuar dhe pa stres, emocionet janë të hapura, ka besim dhe respekt – asgjë nuk ju pengon, kështu që relaksohuni dhe shijojeni. Nëse jeni vetëm, mund të ndjeni një pasion të papritur – dikush mund t’ju magjepsë me karizmin dhe sharmin e tij. Por gjithashtu mund të zhgënjeheni shpejt dhe t’i jepni fund aventurës. Ridrejtoni energjinë tuaj në aktivitete dhe interesa të tjera dhe shikoni përreth jush me kujdes dhe në mënyrë kritike – jini selektiv në zgjedhjen e njerëzve që lejoni të vijnë tek ju dhe të zënë një vend në jetën tuaj.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Karriera: Ndikimi i Merkurit sjell pengesa dhe do të hasni në rezistencë nga kolegët, klientët dhe eprorët. Ju duhet të gjeni durim dhe të mbani sjellje diplomatike duke parë se si zhvillohen gjërat. Ky qëndrim do t’ju ndihmojë të analizoni arsyet e shfaqjes së problemeve dhe të ndryshoni perceptimin tuaj. Kontaktet tuaja sociale do të jenë të dobishme në biznes, por puna e palodhur nuk do të japë rezultate inkurajuese. Përballuni me sfidat në mënyrë filozofike dhe vazhdoni të përpiqeni – periudha e ngarkuar do të kalojë dhe së shpejti rezultatet do të jenë të dukshme. Mos mendoni për zgjerimin ose fillimin e një biznesi, me shpresën se do të fitoni më shumë – yjet nuk mbështesin lëvizjet “dëshpëruese”, andaj kjo vlen edhe për marrjen e një kredie.
Shëndeti: Sëmundjet që kanë të bëjnë me infeksionet dhe me telashe psikike kërkojnë qasje serioze. Patjetër duhet të ballafaqoheni me situatat të cilat e sfidojnë sistemin nervor.
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin tuaj të dashur, angazhimi dhe aftësia juaj për shkëmbim të barabartë dhe për të ruajtur bashkimin do të sfidohen. Personi juaj i dashur ka nevojë që ju të jeni të qëndrueshëm, të pranishëm, të përkushtuar dhe të angazhuar në të gjitha nivelet, por kjo ju merr shumë kohë dhe energji. Ju duhet ta vendosni personin tuaj të dashur në vend të parë dhe të mos e humbni durimin dhe të kapërceni ndjenjën e të qenit në kurth dhe të humbni arsyen. Ndoshta më në fund do të mësoni të jeni i pranishëm në marrëdhënie dhe t’i bëni kompromiset e nevojshme. Nuk duhet të jesh diçka që nuk je, por duhet të mësosh diçka që nuk e di. Nëse jeni beqarë, mund ta gjeni veten në një tundim të ngjashëm – do t’ju pëlqejë dikush, por për të arritur një marrëdhënie do t’ju duhet të bëni lëshime dhe kompromise ose të ndryshoni veten dhe jetën tuaj në një farë mënyre. Nëse e shihni këtë si një mundësi për rritje dhe zhvillim, kjo situatë mund të jetë shumë frymëzuese për ju, por nëse e kuptoni si humbje lirie dhe pavarësie, mund të humbni shumë më tepër sesa jeni në dijeni aktualisht.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Karriera: Gjasat e mira për avancim në karrierë janë në horizont vetëm pas gjysmës së dytë të muajit. Deri atëherë mund të ndiheni të dekurajuar, sikur po përpiqeni më kot dhe askush nuk i vë re përpjekjet tuaja, ndërsa rezultatet mungojnë. Mos e humbni durimin dhe këmbënguljen, por gjithashtu nuk keni arsye të rrisni ritmin dhe të “dëmtoni veten” duke punuar. Thjesht, vazhdoni të bëni më të mirën që mundeni, brenda kufijve që janë vendosur – qëllimet mund të duken pak më larg dhe më të paarritshme se zakonisht, sikur po vendnumëroni, por kuptojeni si “stërvitje kardio” që do ta bëjë edhe më të fortë qëndrueshmërinë tuaj. Projektet janë duke stagnuar, puna shkon poshtë nivelit optimal, financat janë të pakënaqshme – mos u mundoni të ndryshoni diçka, sepse do të jetë si t’i bini murit me kokë. Vetëm duroni, këshilloni yjet.
Shëndeti: Është i mundshëm një lloj izolimi. Mbase vetmia është ajo që ju nevojitet. Jeni të lodhur, andaj edhe duhet të flini gjumë më shumë dhe të pushoni.
Dashuria: Atmosfera e qetësisë dhe stabilitetit që lind nga kombinimi harmonik i Venerës dhe Marsit ndihmon që marrëdhëniet e dashurisë të përparojnë dhe zhvillohen. Mund të ndieni se është një periudhë e favorshme për zgjidhjen e të gjitha problemeve që ekzistojnë në marrëdhënien me personin tuaj të dashur, vetëbesimi dhe entuziazmi juaj do të ndikojnë pozitivisht te personi i dashur dhe do ta bëjë edhe më të fortë marrëdhënien tuaj. Të jesh gati për t’u përballur është gjysma e zgjidhjes së një problemi, ndërsa koha më e mirë për t’u përballur është kur jeni të qetë, dashamirës dhe pozitivë. Nëse jeni vetëm, mund të jeni në gjendje të filloni diskutime me njerëzit përreth jush, në mjedise dhe shoqëri të ndryshme – për argëtim. Për të parë se si reagojnë të tjerët dhe (nëse) mendojnë, sepse ju intereson nëse ka dikush që merr dhe deshifron sinjalet tuaja dhe që i përgjigjet në mënyrë adekuate sfidës intelektuale. Ky eksperiment mund të jetë mjaft zhgënjyes, por ju gjithashtu mund të humbni duke luajtur rolin e “gjeniut të keq” – duket se askush nuk është mjaft i mirë, ose ndoshta askush nuk dëshiron të luajë lojërat tuaja. Pyesni veten pse – varet vërtet nga ata, apo varet nga ju?