Për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona të Kosovës duke krijuar vështirësi të mëdha, Shqipëria ka vendosur të ofrojë ndihmën e saj për këtë situatë.
Kështu mjete të rënda të ushtrisë dhe disa pjesëtarë të Forcave të Armatosura tashmë janë duke mbërritur në zonat më të rënduara nga moti i keq në Kosovë.
Aktualisht situata më e rënduar raportohet të jetë në komunën e Skënderaj, Mitrovicë, Pejë dhe Vushtri, ku uji ka hyrë në dhjetëra banesa.
Lajmi u konfirmua dhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen mjetet ushtarake teksa kalojnë në Morinë.