Deri në minutat e fundit të pjesës së parë, ndeshja e Timberwolves- Orlando në Minesota, është zhvilluar e qetë deri në fund të pjesës së tretë, kur gjërat dolën jashtë kontrollit para stolit të mysafirëve pas një incidenti nga Austin Rivers dhe Mo Bamba.
Gjithçka nisi kur Rivers i tha diçka provokuese stolit të Orlandos, Bamba u ngrit nga vendi dhe Rivers e goditi me grusht.
Më pas, një grumbull lojtarësh dhe stafi u gjendën në përleshje, ku ishte e vështirë të ndërhynin për t’i ndarë.
Nga ana tjetër, gjyqtari u detyrua të nxirrte nga loja 5 lojtarë.