Napoli mundi “ Zonjën e Vjetër” mbrëmjen e së dielës në Torino dhe me sa duket titulli Kampion nuk ka vend për diskutime.
Gjatë një conference për shtyp drejtuesit e dy ekipeve kundërshtare Massimiliano Allegri dhe Luciano Spalletti kanë dhënë mendimet e tyre rreth ndeshjes së luajtur në stadiumin Allianz Arena.
Që nga fitorja e Napolit përballë bardhezinjve e deri tek heqja e dënimit të Romelu Lukakut në Coppa Italia.
Allegri
“Jam shumë i lumtur sonte, mendoj se [Matias] Soulé bëri një lojë të mirë. Daniele Rugani dhe Federico Gatti ishin të jashtëzakonshëm ndaj Victor Osimhen. Mund të kishim shfrytëzuar në maksimum disa situata në pjesën e parë, por kjo është pjesë e lojës. Ne treguam se nuk jemi ekspertë, por kjo është pjesë e rrugëtimit. Disa nga djemtë nuk janë mësuar të luajnë ndeshje të tilla.
Ne luajtëm një lojë të mirë kundër një Napoli të fortë që meritonte të fitonte titullin.
Sa i përket temës për heqjen e dënimit të Lukakut në Coppa Italia, Allegri tha: “Nuk jam unë ai që vendos, ajo që mendoj nuk ka rëndësi. Ka organe kompetente dhe ne duhet ta pranojmë çdo vendim me qetësi. Këto situata nuk duhet të na djegin energjitë.”
Spalleti
Për fitoren e pashmangshme të Napolit për titull në Serie A: “Ka ende pikë për të fituar, ndoshta do ta bëjmë sepse ka një diferencë të rëndësishme, por nuk më pëlqen të festoj paraprakisht siç ndodhi këtë javë. Jam i bindur se do të festojmë shumë shpejtë pasi kemi ende punë për të arritur aty ku dua.
Për sa i përket ndeshjes : “Lojtarët e mi ishin të shkëlqyer, ata e dinin se çfarë i prisnte. Është e pamundur të mos jesh pak i zhgënjyer për daljen nga Champions League. Pas kësaj, ishte e vështirë për të ardhur këtu dhe për t’u kthyer në shtëpi me një rezultat të mirë. Të gjithë na kanë ndihmuar, edhe pas eliminimit. Kemi marrë shumë mbështetje: ‘Të vazhdojmë, ky është ende fillimi i një rruge të gjatë e të vështirë.
“Sigurisht që ka pak keqardhje sepse disa gjëra nuk shkuan ashtu siç donim.
Për rotacionet: “Ne kemi një grup fantastik lojtarësh; ata që nuk kanë luajtur shumë duhet të lavdërohen. Është e vështirë të jesh gati sa Raspa. Ai është një djalë i zgjuar dhe punëtor, ai e di se çfarë duhet të bëjë. Ndoshta disa prej tyre duhet të kishin luajtur më shumë.
Nëse do më pyesnit rreth ndeshjes së sotme: “Mund të shkruaj një libër për të! Më pëlqeu personaliteti i djemve dhe reagimi që ata kanë pasur gjatë tre ditëve të fundit. Ishte një kundërshtar kryesor dhe ata ishin gati. Ata e merituan, ishte një rezultat i shkëlqyer, tani duhet ta përfundojmë punën” u shpreh Spalletti.